LAJMI I FUNDIT:

Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

Sot duke filluar nga ora 09:00, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, në komunat e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në  sallën e kuqe në Prishtinë do të mbahet edhe Akademi Përkujtimore  kushtuar Komandantit Legjendar  Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve  dhe të rënëve për liri.