Holandë – Angli: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Anglisë do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Holanda dhe Anglia janë dy kombëtaret e radhës të cilat kërkojnë një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, ku i pret Spanja, e cila mposhti Francën në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar të martën mbrëma.
Vendi: Signal Iduna Park (Dortmund)
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Holanda
Ronald Koeman ka përsëri të gjithë skuadrën e tij në dispozicion për përzgjedhje, pa asnjë lojtar të lënduar apo të pezulluar.
Trajneri holandez mund të vazhdojë me një formacion të pandryshuar për ndeshjen e dytë radhazi, megjithëse nuk do të ishte tronditëse nëse ai tundohet t’i japë një fanellë titullari qendërsulmuesit Wout Weghorst.
Anglia
Marc Guehi vuajti pezullimin e tij me një ndeshje gjatë çerekfinales të së shtunës, dhe pavarësisht paraqitjes së fortë të Ezri Konsa, ai pritet të kthehet menjëherë në 11-shen titullare.
Edhe trajneri Gareth Southgate e ka gjithë ekipin në dispozicion, por do t’i mbetet besnik skemës në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Zvicrës.
Fakte
Holanda është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit kundër Anglisë në të gjitha garat.
Anglia është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Holandës në të gjitha garat.
Analizë
Pasi ishte në disavantazh në pjesën e parë, Holanda u kundërpërgjigj për të vulosur një fitore me rikthim ndaj Turqisë në Berlin të shtunën në mbrëmje.
Duke bërë këtë, portokallinjtë u kualifikuan për në gjysmëfinalen e parë në një turne të madh ndërkombëtar që nga Kupa e Botës 2014.
Për Anglinë, nga ana tjetër, gjithçka erdhi pas ekzekutimit të pesë penalltive të përkryera në një fitore dramatike kundër Zvicrës.
Tre Luanët kishin mbetur prapa pasi Breel Embolo kaloi zviceranët në avantazh në 75 minuta, por Bukayo Saka barazoi në mënyrë të shkëlqyer vetëm pesë minuta më vonë për të sjellë vazhdimet.
Skuadra e Gareth Southgate tani ka arritur në gjysmëfinale, të paktën, në tre nga katër turnetë kryesore që ai ka menaxhuar.
Me pak dallime mes njëra-tjetrës, ndeshja mund të shkojë në vazhdime ose penallti dhe vetëm atëherë pritet të dihet fituesi.
Formacionet e mundshme
Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Malen, Depay, Gakpo;
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Foden, Bellingham; Kane;
Parashikimi: Holanda 1-1 Anglia
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit