LAJMI I FUNDIT:

Holanda do t’i trajnojë prokurorët e Kosovës në fushën e hetimit për pastrim të parave

Holanda do t’i trajnojë prokurorët e Kosovës në fushën e hetimit për pastrim të parave

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në një takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.


Kreu i Prokurorit të Shtetit, pohoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Sipas një njoftimi, mes tjerash, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër kriminalitetit, e me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit.

Thuhet se ambasadorja Willems, shprehu gatishmërinë e saj për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Holanda mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Konkretisht ambasadorja e Holandës Gerrie Willems ofroi ndihmë nga Ambasada Holandeze në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fushën e hetimeve financiare dhe pastrimit të parave.

Në fund të takimit, kryeprokurori Lumezi, ka falënderuar ambasadoren Willems për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës dhe theksoi vendosmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit, duke dhënë rezultate në zbulimin dhe hetimin e veprave penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori