LAJMI I FUNDIT:

Holanda i ofron asistencë teknike Kosovës

Holanda i ofron asistencë teknike Kosovës

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadoren e Holandës Gerrie Willems dhe përfaqësuesin e FMN-së Ruud Vermeulen, me të cilët diskutoi për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë.

Ministri Hoti duke falënderuar Ambasadën e Holandës dhe ambasadoren Gerrie Williems për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve.


Ai i njoftoi të pranishmit për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci te vetme, për zhvillimet ekonomike të vendit si dhe për masat të cilat janë marre për të luftuar ekonominë jo formale, masa të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorja e Holandës Gerrie Willems dhe përfaqësuesi i FMN-se Ruud Vermeulen shprehën gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e në veçanti në fushën e statistikave, ku ambasadorja e Holandës Willems e njoftoi Ministrin Hoti për vendimin e Holandës për të ofruar asistencë teknike për Kosovën përmes FMN – së, në fushën e financave dhe statistikave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori