LAJMI I FUNDIT:

Holanda nuk merr përgjegjësinë për koston dhe të burgosurit e Speciales

Holanda nuk merr përgjegjësinë për koston dhe të burgosurit e Speciales

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Holandës për selinë e Gjykatës Speciale nuk trajton aspekte që ndërlidhen me koston financiare dhe vuajtjen e burgut nga të dënuarit potencialë.

Holanda, si shtet pranues, ka hequr dorë nga hisja eventuale në këto dy çështje, shkruan sot Koha Ditore.


Marrëveshja që pritet të hyjë së shpejti në fuqi, është ratifikuar një ditë më parë vetëm me dekret të presidentes Atifete Jahjaga, dhe jo siç kërkon Kushtetuta që ratifikimin ta bëjë Kuvendi. Ajo trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales. Megjithëkëtë, për çështje që ndërlidhen me shpenzimet gjatë funksionimit të saj, e edhe me vuajtjen e dënimit, është paraparë të ketë marrëveshje të tjera.

Kostoja trajtohet në nenin 47. Në të theksohet se të gjitha shpenzimet lidhur me praninë dhe funksionimin e Speciales në Holandë dhe të shkaktuara nga Holanda për llogari të funksionimit të Speciales atje duhet të barten nga vetë Gjykata në përputhje me ligjin që Kosova e kishte nxjerrë në 2014-n, me të cilin ratifikohej një marrëveshje me Bashkimin Evropian përkitazi me mandatin e EULEX-it.

Në këtë marrëveshje, BE-ja merrte përsipër operimin e Speciales. Ndërkaq, marrëveshja me Holandën saktëson se financimi i Speciales nuk do të bëhet nga buxheti i Kosovës.

Ndërkaq, është neni 44 i marrëveshjes që trajton zbatimin e dënimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori