Dyshohet se rrahu nxënësin në shkollë, ndalohet për 48 orë mësuesi nga Istogu

Një video sot ka qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, ku shihej një mësimdhënës duke i goditur nxënësit e tij me radhë.
Për këtë mësues thuhet se punon në shkollën “Avni Rrustemi” në Zallq të Istogut.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se se mësuesi është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, mësimdhënësi është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale ‘sulm ndaj viktimës së ndjeshme’”, ka thënë Nikçi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































