LAJMI I FUNDIT:

Hjulmand: Zhgënjim i madh që ishim aq afër finales, por rrethana të ndryshme na bënë të mos e arrijmë

Hjulmand: Zhgënjim i madh që ishim aq afër finales, por rrethana të ndryshme na bënë të mos e arrijmë

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ndihet i zhgënjyer me humbjen ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2020, ndërsa i ka vlerësuar lojtarët e tij për paraqitjen dinjitoze.

Danimarka u mposht me shumë vështirësi nga Anglia në vazhdime me rezultat të ngushtë 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.

Mikkel Damsgaard (30’) shënoi golin e vetëm për danezët, ndërsa për anglezët shënoi autogol Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’).


Anglia në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, fiton në vazhdime ndaj Danimarkës
Lexo po ashtu Anglia në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, fiton në vazhdime ndaj Danimarkës

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Danimarkës, Hjulmand, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij për humbjen.

“Padyshim, është një zhgënjim i madh që ishim aq afër finales, dhe rrethana të ndryshme gjatë ndeshjes na bënë që ne nuk hodhëm hapin e fundit”, ka thënë fillimisht Hjulmand pas ndeshjes.

“Ka qenë e mahnitshme ajo që kanë bërë djelmoshat. Ka një fuqi fantastike brenda këtyre djemve. Ata luajnë futboll në një mënyrë fantastike”.

Fitorja ndaj Danimarkës, finalja e parë në Euro, paraqitja e lojtarëve dhe takimi me Italinë – Southgate flet për të gjitha
Lexo po ashtu Fitorja ndaj Danimarkës, finalja e parë në Euro, paraqitja e lojtarëve dhe takimi me Italinë – Southgate flet për të gjitha

“Ne kemi sulmuar, duke shënuar gola dhe kemi treguar veten tonë të vërtetë. Lojtarët vetëm vazhduan me gjithçka që kanë – si jashtë ashtu edhe në fushë”.

“Kemi qëndruar së bashku dhe kemi luftuar shumë, shumë deri në fund. Tani për tani, ne jemi tepër të zhgënjyer. Por nuk mendoj se do të vonojë shumë derisa ta vendosim këtë në perspektivë dhe te shohim sa kemi arritur”, përfundoi trajneri danez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori