LAJMI I FUNDIT:

“Hitleri është gjallë”: Plaku nga Argjentina që pretendon se është lideri nazist që deri më sot është fshehur (Foto)

“Hitleri është gjallë”: Plaku nga Argjentina që pretendon se është lideri nazist që deri më sot është fshehur (Foto)

Një burrë nga qyteti argjentinas Salta, ka pranuar publikisht se ai është në fakt lideri nazist Adolf Hitler, icili ka kaluar plot 70 vite duke u fshehur.

Gjatë një interviste dhënë medieve lokale, emigranti gjerman i natyralizuar thotë se në Argjentinë kishte shkuar në vitin 1945 me një pasaportë të falsifikuar të Gestapos, në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Prej asaj kohe, ai quhet Herman Guntherberg, transmeton Telegrafi.


Burri që pretendon se është Hitleri ka hequr dorë nga ideja që të fshihet, pasi që sipas tij nuk ka më edhe arsye sepse shërbimi sekret izraelit Mosad, që nga viti i kaluar ka ndërprerë politikën e saj të përndjekjes së kriminelëve nazist të luftës.

“Shumë njerëz po me akuzojnë për krimet që kurrë nuk i kam kryer. Për këtë arsye jam detyruar të kaloj më shumë se gjysmën e jetës duke u fshehur nga hebrenjtë, dhe ndoshta ky është dënimi më i madh. Jam portretizuar si një njeri i keq vetëm pse kemi humbur luftën. Por, kur njerëzit fillojnë të dëgjojnë versionin tim, ata menjëherë ndërrojnë mendim”, ka deklaruar Guntherberg.

Historianët në përgjithësi pajtohen që Hitleri kishte kryer vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945 në Berlin, derisa ushtria e kuqe po futej në kryeqytetin gjerman. Megjithatë, disa historianë besojnë se Fyhreri ka mundur të ikë në Amerikën Latine, siç kanë bërë një numër i madh i nazistëve.

Abel Basti kishte publikuar një libër në vitin 2006 me titullin “Hitleri në egzil”, në të cilën në detaje përshkruhet teoria se Hitleri ka mundur të ikë në Argjentinë. Sipas autorit të librit, Hitleri ka jetuar në atë vend më shumë se 10 vite dhe më pas është zhvendosur në Paraguai, i mbrojtur nga diktatori Alfred Stresner.  Basti pretendon se Hitleri kishte vdekur më 3 shkurt të vitit 1971 në Paraguai.

Natyrisht se shumë pak njerëz besojnë në historinë e Herman Guterbergut, përfshirë edhe gruan e tij Angela Martinez. Ajo beson se deklaratat e tij shokuese janë rezultat apo prodhim i demencës. Sipas saj, ai kurrë nuk e kishte përmendur Hitlerin apo nazistët para vitit 2015, kur edhe filluan t’i shfaqen simptomat e Alzhajmerit.  Martinez dyshon se burri i saj ka qenë nazist që ndihet fajtor për atë çfarë kishte bërë në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori