Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka elektrizuar në mbrëmjen e djeshme (e premte) publikun shqiptar.

Në koncertin e mbajtur në parkun "Gërmia" në kuadër të festivalit "Sunny Hill", Dua ka interpretuar para publikut hitet e saj më të mëdha.


sun1

Ajo doli në skenë rreth orës 00:40, pas performancës së artistit tjetër të suksesshëm, Stanaj.

"Blind your mind" është kënga me të cilën Dua filloi paraqitjen e saj në festival, teksa me të hipur në skenë, publiku shqiptar e priti me ovacione.

dua5

Më pas, ajo ka vazhduar duke interpretuar 'live' të gjitha këngët tjera me radhë, ndër to edhe këngët e suksesshme si "New Love", "One Kiss", "IDGAF", si dhe bashkëpunimin me Martin Garrix, "Scared to be lonely".

Performanca e saj u përmbyll me hitin më të madh të saj "New Rules", këngë e cila theu rekorde vitin e kaluar për jetëgjatësi në toplistat britanike.

a1 2

Përgjatë performancës, Dua është ndjerë shumë e emocionuar dhe ka biseduar shqip me fansat e saj.

"Prishtinë ju dua", janë fjalët që këngëtarja me famë botërore thoshte më shpesh drejtuar publikut.

sun8

E duket se pasi filloi të çlirohej nga emocionet, ajo nuk harroi t'i përshëndesë të gjithë ata që mundësuan realizimi dhe ardhjen e saj në festival.

"Tani pasi u çlirova pak në të folurit shqip, dua t'i falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e këtij festivali: Republikën, babain tim, si dhe të gjithë artistët që kanë kënduar dhe janë pjesë e 'SunnyHillit'. E kanë ndezur skenën", ka thënë ndër të tjerash Dua Lipa.

dua2

E njëjta ka interpretuar live me orkestër të gjitha këngët e saj,duke krijuar një atmosferë sa impozante aq edhe elektrizuese për publikun shqiptar.

Ky është koncerti i dytë për Dua Lipën në Prishtinë, pasi një të tillë e kishte mbajtur edhe dy vite më parë.

sun5 e1533972170735

Për të treguar se është patriote e vërtetë, Dua përveçse ishte veshur kuq e zi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ajo ka bërë edhe simbolin e shqiponjës disa herë me duar gjatë performancës së saj. /Telegrafi/

duaaa 1

a2 2

a3