LAJMI I FUNDIT:

Historitë mahnitëse të hajnave që ndihmonin të varfrit: Robin Hood-ët e jetës reale (Foto)

Historitë mahnitëse të hajnave që ndihmonin të varfrit: Robin Hood-ët e jetës reale (Foto)

Legjenda e Robin Hood-it dhe njerëzve të tij kanë magjepsur njerëzit e të gjitha moshave nëpërmjet letërsisë, këngës dhe filmave. Fjala është për mitin e hajdutit që vidhte të pasurit dhe i ndihmonte të varfrit. Por, raste të tilla janë shënuar disa herë në jetët reale. Më poshtë mund të lexoni disa histori të tilla interesante.

1. Banditja femër që u tregonte gjoksin atyre që i grabiste robinh1


Leonarda Emilia ishte një meksikane që u betua për hakmarrje pas ekzekutimit të të dashurit të saj francez nga Qeveria meksikane. Që atëherë ajo u bë një hajdute që grabiste nga të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Për t’u arratisur ajo përdorte një truk: sa herë grabiste një person i ekspozonte gjoksin për t’i turpëruara që ishin sulmuar nga një femër (pasi në fakt ajo vishej si mashkull).

2. Italiani që thuhet se falsifikoi vdekjen e tij robinh2

Një nga banditët më të njohur të Italisë, Salvatore Giuliano, ishte një njeri i pashëm dhe me besim në vetvete. I quajtur “Robin Hood-i sicilian”, ai grabiste të pasurit për t’ua dhënë fitimet e tyre të varfërve. Ai dhe ushtria e tij vranë më shumë se 100 policë. Giuliano vodhi më shumë se një milionë dollarë në karrierën e tij kriminale

3. Vodhi zhavorr për të mbushur gropat robinh3

Ron Chane Jackson nga Misisipi i kishte ardhur në majë të hundës për gropat në rrugën ku kalonte sa që vendosi ta mbushte vetë atë me duart e veta. Ai vodhi asfaltin e një rruge kryesore të zonës pa leje dhe e përdori materialin për të mbushur gropat e rrugës së qytezës ku banonte.

4. Kleriku që ndihmoi dhjetëra persona të futeshin në kolegj duke kryer mashtrime robinh4

Ozel Clifford ishte një banor i Los Anxhelesit që në vitin 1992 ndihmoi dhjetëra adoleshentë afrikano-amerikanë të hynin në kolegj përpara se të dënohej për mashtrim në vitin 2003. Clifford e ktheu në mision të jetës së tij që të fuste në shkollë sa më shumë studentë të ishte e mundur nga fëmijët që rrinin në rrugë.

5. Kryetari i Komunës që grabiste supermarketet për të ushqyer të varfrit robinh5

Kryetari i Komunës Marinaleda në Spanjë, Juan Manuel Sanchez Gordillo, në gusht të vitit 2012, së bashku me mbështetësit e tij, mori pjesë në të paktën dy bastisje supermarketesh të zonës, ku grabisnin ushqime për t’ia dhënë të varfërve.

“Ka njerëz që akoma s’kanë të hanë në shekullin e 21, ky është një turp absolut”, tha ai.

6. I preferuari i lordëve të drogës robinh6

Jesus Malverde ishte një Robin Hood meksikan i njohur derisa të qëllohej për vdekje nga Policia në vitin 1909. Deri para vdekjes, ai ishte shumë i nderuar. I konsideruar i shenjti mbrojtës i tregtarëve të drogës, një vend i shenjtë është ndërtuar në majën e varrit të tij në Culiacan, vendin e kartelit të drogës Sinaloas.

7. Burri që grabiti një kamion buke robinh7

Edhe 30-vjeçarit David Bastar në New York mund t’i ketë ardhur keq për shoferët e kamionëve të bukës që punojnë deri vonë për shpërndarjen e bukës, por këtë radhë ai nuk kishte çfarë të bënte. Në maj të vitit 2014, i veshur vetëm me të brendshme, vodhi një kamion buke me vlerë tetëmijë dollarë në orën 3:00 të mëngjesit në pjesën lindore të qyteti. Ai ia shpërndau bukën njerëzve të varfër dhe të pastrehëve, derisa përfundoi në prangat e policisë.

8. Banditët e shenjtëruar venezuelianë që vidhnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve robinh8a

Venezuela është e njohur si një nga vendet më vdekjeprurëse përsa i përket krimit. Pas protestave të shumta kundër korrupsionit në vend, vëmendja u kthye tek një grup banditësh të quajtur Santos Malandros, që nga vitet ’60 deri në vitet ’70 udhëhiqeshin nga “Robin Hood-i venezuelan” i quajtur Ismael Sanchez. Grupi i tyre grabisnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Sanchez u vra nga Policia.

9. Kinezi që bënte një jetë të dyfishtë arrest

I quajtur “Boss Yu” nga miqtë e kolegët e tij, 27-vjeçari Yu ishte i njohur si një filantrop që bënte donacione në organizata bamirësie. Por, e vërteta u zbulua kur autoritetet e arrestuan atë për vjedhje në vitin 2014. Ai kishte vjedhur sende me vlerë, si bizhuteri, të cilat kishin arritur në një shumë prej 80 mijë dollarësh. Me paratë që vidhte ai jetonte në një hotel me pesë yje, ndërsa pjesën tjetër i jepte për bamirësi. /Tirana Observer/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori