LAJMI I FUNDIT:

Historiani nga SHBA-ja: Dobësimi i garancisë amerikane për sigurinë e Kosovës do të nxisë bashkim me Shqipërinë

Historiani nga SHBA-ja: Dobësimi i garancisë amerikane për sigurinë e Kosovës do të nxisë bashkim me Shqipërinë

Njohësit e politikave ndërkombëtare kanë këshilluar Kosovën që të merr mësime nga kriza e Afganistanit pas largimit të trupave amerikane. Ata thonë se Kosova nuk mund të mbështetet vazhdimisht te SHBA-të për shkak të ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin.

Tërheqja e trupave amerikane nga disa zona të trazuara të botës ka shkaktuar frikë të madhe.

Shtetet e Bashkuara të Kosovës luajnë rol kyç edhe në sigurinë e Kosovës.


Historiani Timothy Less thotë se Kosova duhet të nxjerr mësime nga kriza afgane pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Unë mendoj se Kosova nuk mund të mbështetet te SHBA-ja sikurse në të kaluarën. SHBA për momentin është e detyruar të mbajë trupa ushtarake në Kosovë pasi Serbia po pengon proceset dhe po refuzon të pranojë një zgjidhje politike. Sidoqoftë SHBA nuk mund t’i përdorë lehtë këto trupa që i ka në Kosovë pasi që nuk do të kishte mbështetje të brendshme për veprime ushtarake në një rajon periferik si Ballkani. Rusia dhe evropianët do ta kundërshtonin përdorimin e mundshëm të trupave amerikane në Kosovë”, deklaroi Less për RTV Dukagjinin.

Me këto ndryshime gjeopolitike historian e sheh më të sigurt opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

“Dobësimi i garancisë amerikane për sigurinë e Kosovës e lë këtë të fundit në telashe. Në një afat të shkurtër Kosova do të kërkojë opsione të tjera për të garantuar sigurinë e saj. Në një periudhë më afatgjate, mungesa e sigurisë për Kosovën do të nxisë një bashkim kombëtarë të shqiptarëve. Një shtet me 5 milionë banorë do të mbronte më mirë edhe Kosovën”, deklaroi tutje Less.

Mirëpo analisti tjetër amerikan, Daniel Serwer nuk pret një tërheqje të Amerikës nga Kosova pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike.

Së fundmi Kosova ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të strehuar përkohësisht një numër të refugjatëve nga Afganistani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori