LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit: Askush s’ka të drejtë ta falë gjenocidin serb në vendin tonë

Historianët e Deçanit: Askush s’ka të drejtë ta falë gjenocidin serb në vendin tonë
Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka reaguar pas debateve të fundit në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë, duke thënë se askush në emër të Kosovës nuk ka të drejtë të mohojë apo të falë gjenocidin e kryer nga Serbia kundër shqiptarëve për gati një shekull.

Në debatet e fundit në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë, gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar se pas 20 vjetësh nuk kanë çka dënohen njerëzit për krimet e kryera, teksa Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i shkarkuar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka fyer rëndë luftën për liri, çlirim dhe pavarësi të shqiptarëve të Kosovës, duke përbaltur figurat e shquara të historisë sonë kombëtare.


Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, dega në Deçan, kryetari i së cilës Shkodran Imeraj thotë se tentimi i një grupi të individëve e pseudo-intelektualë, të cilët thirrën në “barazimin e krimeve të UÇK-së me ato serbe”, janë të papranueshme, të dëmshme dhe me qëllime antikombëtare.

“Këta individë e pseudo-intelektualë nuk duhet të gëzojnë respekt nga shoqëria jonë. Ata janë tepër të dëmshëm. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. UÇK s’ka kryer krime kundër serbëve, por ka mbrojtur popullin shqiptar nga vrasjet dhe persekutimet e bëra nga shteti serb”, ka thënë Imeraj.

Ai kërkon që gjenocidi i kryer në Kosovë nga ana e shtetit, popullit dhe kishës serbe nga viti 1912 deri 1999, të dënohet nga drejtësia e vendit tonë dhe ajo ndërkombëtare.

“Për tetëdhjeteshtatë vjet rresht populli serb ka kryer gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo është e vërtet e pamohueshme dhe e paharrueshme. Askush në emër të Kosovës, nuk ka të drejtë të mohojë apo të falë gjenocidin që ka kryer Serbia kundër shqiptarëve për gati një shekull. As Baton Haxhiu, e as Shkëlzen Gashi, e askush tjetër nuk e ka mandatin që të flasë në emër të Kosovës e as në emër të kërkim-falësve karshi shteti serb. Serbia duhet të marrë përgjegjësinë e saj shtetërore, pasi që ajo është shtet gjenocidial që ka të ndërtuar historinë e saj mbi gënjeshtra, falsifikime e kamuflime historike”, ka thënë Imeraj.

Për më tepër, kreu i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan iu bën thirrje institucioneve të Kosovës që të themelojnë një gjykatë të veçantë, e cila do të hetojë, do të ndjekë dhe të dënojë të gjithë ata serbë që kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës së fundit për çlirim më 1998-1999.

Ai po ashtu kërkon nga Kongresi amerikan të miratojë një rezolutë, e cila do të determinojë si gjenocid atë që ka bërë shteti, populli dhe kisha serbe në Kosovë më 1998-1999. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori