LAJMI I FUNDIT:

Historia e mesjetës së shpejti në serialin më të ri “Skandërbeg” (Foto/Video)

Historia e mesjetës së shpejti në serialin më të ri “Skandërbeg” (Foto/Video)

Një frymë e re e artit filmik po vjen në trojet shqiptare. Ekipi “Digjitalb” edhe këtë herë janë kujdesur që të sjellin për shikuesit projekte të reja filmike, të cilat do të bëjnë tendencën edhe në tregun ballkanik.

“Skandërbeg” titullohet seriali më i ri, për të cilin kanë filluar përgatitjet tash e ca kohë, dhe do të jetë një serial i cili do të trajtojë periudhën e Mesjetës.

Janë gjithsej 30 aktorë të cilët janë angazhuar për këtë serial, teksa bashkë do të kemi mundësinë t’i shohim: Ermal Mamaqin, Vedat Bajramin dhe Salsano Rrapin, të tre aktorë komikë dhe udhëheqës të emisioneve më të famshme të humorit në vend.


Regjisor i serialit do të jetë Adam Pray nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa nuk do të mungojnë edhe aktorët e njohur: Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çerkezi, Romis Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo dhe Eva Murati, dhe me pjesëmarrje speciale do të jetë Zyliha Miloti.

“Digjitalb” është kujdesur që gjithçka të jetë e kuruar deri në detaje sa i përket këtij projekti, duke gjetur lokacione të vjetra për xhirime për t’iu përshtatur fabulës së erialit, si dhe dhjetra kostume e objekte të epokës, për të cilat janë shpenzuar shuma kogja të mëdha.

Ngjarja do të zhvillohet në një Kështjellë arë-bërë e rrethuar nga një pasha i egër (aktori Mensur Safqiu), një komandant i kështjellës, Kont Urani (aktori Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (aktori Ermal Mamaqi) të cilët shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qëndrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet edhe më dramatike. Ata duhet t’i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve, ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura.

Ky serial do të përcillet edhe me një kolonë zanore për të cilën po përkujdeset një muzikant me famë botërore, një prej ish anëtarëve të grupit të famshëm ndërkombëtar “Beirut”, Jeremy Barnes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori