Një bandë hajdutësh të maskuar kanë vjedhur pajisje me vlerë 300,000 euro nga xhirimet e serialit “Lupin” në Francë, sipas raportimeve.
Rreth 20 persona hynë në shesh-xhirim, pasi hodhën fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike ndërsa aktori Omar Sy, i cili luan rolin kryesor, po performonte në një skenë, thuhet sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Grabitja ndodhi në një lagje në Nanterre, në periferi të Parisit, më 25 shkurt. Pas një pauze të shkurtër, xhirimet për sezonin e tretë të serialit rifilluan të hënën, raportoi Variety.

Netflix i tha faqes së internetit se kishte pasur “një incident” gjatë xhirimeve të “Lupin”, duke shtuar: “Aktorët dhe ekipi ynë janë të sigurt dhe nuk ka pasur lëndime”. Autoritetet po hetojnë ngjarjen, shkruan The Guardian.
Sy luan rolin e Assane Diop, një personazh i frymëzuar nga hajduti famëkeq zotëri dhe mjeshtri i maskimit Arsene Lupin. Seriali i prodhuar nga studioja franceze “Gaumont”, është seriali i dytë më i madh ndërkombëtar i platformës Netflix pas “Squid Game”.
Vetëm pak orë pas grabitjes, Sy ishte në skenë për mbrëmjen e çmimeve Cesar në Paris për të festuar 10-vjetorin e komedisë “Intouchables”, e cila në vitin 2012 i dha atij çmimin Cesar për “aktorin më të mirë”.

Muajin e kaluar rekuizita me vlerë 150,000 funte u vodhën nga xhirimet e një seriali tjetër të Netflix, “The Crown”.
Një zëdhënës tha pas atij incidenti: “Mund të konfirmojmë se gjërat antike janë vjedhur dhe shpresojmë që ato të gjenden dhe të kthehen të sigurta. Zëvendësimet do të merren me burim; Nuk ka asnjë pritshmëri që xhirimet do të shtyhen”.
Në tetor të vitit të kaluar, një hajdut që imitonte stilin e protagonistit në Lupin grabiti lokalin e një orëtarie në veri të Italisë. 21-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte veshur një xhaketë lëkure të ngjashme me atë që kishte veshur Diop.
Ai i tha policisë se kishte studiuar nga afër teknikat e Diop në përgatitje për grabitjen. Pasi hyri në lokalin në Monza, burri vodhi rreth 21 euro, megjithatë, ai ka pësuar lëndime në krah nga përplasja me derën e xhamit dhe pasi është kthyer në shtëpi ka thirrur për ndihmë.
Sipas raportimeve në shtypin italian, burri sajoi fillimisht një histori se ishte sulmuar dhe grabitur nga tre persona. Por më pas ai shpërtheu në lot para policisë, pranoi fajin dhe tha se ishte frymëzuar nga seriali “Lupin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur – ai lë shtëpinë mes lotësh

Morena Taraku shfaqet e mbuluar në një paraqitje elegante për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

“O idiote ik”, G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës – detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës