LAJMI I FUNDIT:

Historia e burrit që i kaloi 23 vite në anije, thotë se kur këmbët i prekën në tokë pas shumë kohe – nuk dinte të ecte

Historia e burrit që i kaloi 23 vite në anije, thotë se kur këmbët i prekën në tokë pas shumë kohe – nuk dinte të ecte

Puna në anije, e madje jeta në det janë duke u bërë çdo herë e më të kërkuara e dëshiruara. Shumë ëndërrojnë ta kenë një punë në një prej anijeve më të mëdha në botë, që organizojnë turne në vende të ndryshme të botës.

Brenda këtyre anijeve nuk mungon pothuajse asgjë, duke filluar nga dhomat luksoze e deri te kafiteritë, kinematë e teatrot. Madje në to mund të gjeni edhe dyqanet e markave më të njohura në botën e modës, teknologjisë informative e atyre të parfumeve.


Krejt çka nevojitet që t’i shihni këto është të keni xhepat paksa të thellë, që mund të siguroni një biletë për një udhëtim të tillë, që shumë prej nesh ëndërrojmë ta shijojmë një ditë.

Megjithatë jo të gjithë që kanë shijuar një përvojë të tillë apo e kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës në det, mund të përshtaten jashtë tyre siç është rasti i një burri, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Mario Salcedo i cili tash e 23 vite jeton në det në një anije të tillë. Ai thotë se kur është në tokë, nuk mund të ecë ashtu si duhet sepse është i bindur se anija është e bërë për të, e jo toka.

Mario jeton në anijen Royal Caribbean dhe ka zbuluar një efekt anësor të pazakontë në momentin që ka shkelur në breg. Në këtë anije hipi në vitin 2000 pasi që braktisi punën në një korporatë multifunksionale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën punoi si drejtor financiar ndërkombëtar.

Salcedo i kaloi 21 vite si drejtor financiar në një kompani multifunksionale, e sipas vlerësimit të tij, shumicën e kohës e kaloi duke udhëtuar. Kjo mënyrë jetese, u përcoll me fluturime të rregullta me aeroplanë, e kjo në një moment e lodhi dhe vendosi të bëjë një lëvizje radikale në jetën e tij.

Shkoi në pensionim të parakohshëm dhe vendosi që pjesën tjetër të jetës të kalojë duke udhëtuar, por kësaj radhe ekskluzivisht punon për t’u kënaqur. I lodhur nga udhëtimet me aeroplanë, Mario vendosi të udhëtojë me anije, kështu ato filluan të bëhen shtëpia e tij e re.

“U sëmura dhe lodha nga aeroplanët. Në Miami, ku kam jetuar, vazhdimisht shihja anijet e ankoruara në port dhe gjithmonë kam qenë kurioz si është të lundrosh me ta, e kur u futa brenda për herë të parë, e dija se dua të udhëtojë deri në fund të jetës”, tha Mario.

Vendimi i Salcedos për të jetuar në anije nuk ishte e lehtë. “Karrierën e tij të lundrimit” e filloi në vitin 1996. Testoi 150 lundrime në më shumë se 70 anije, para se të vendoste në cilën anije do të qëndrojë. Në fund zgjodhi Royal Carribean.

“Kjo anije është prodhuar për mua”, tha ai, duke shtuar se gjatë jetës së tij në anije fitoi nofkën “Super Mario”, kurse në 20 vitet e fundit nuk ishte në anije vetëm gjatë ndalesës së lundrimeve për shkak të masave preventive të coronavirusit.

Thotë se jeta në anije ka shumë përparësi, duke renditur një nga një nga ato që i cilëson si të mirat që ia lehtësojnë jetën në shumë aspekte.

“Nuk duhet të hedhë mbeturina, nuk duhet të pastrojë, të pastrojë rrobat e mia. Kam eliminuar të gjitha aktivitetet dhe kam tërë kohën e botës për gjëra në të cilat kënaqem”, tha Mario për New York Times.

Veten e cilëson si njeriun më të pasur në botë. Gjithashtu pretendon se shoqërohet shumë me ekuipazhin e anijes, por që kurrë nuk shkon në udhëtimet të organizuara me grupe të pasagjerëve.

Më me dëshirë kënaqet duke qëndruar në kuzhinën e anijes, duke pirë cigare në barin e anijes, lexon, bën “surf”, bën plane për destinacione të reja, ndjek koncertet në orët e mbrëmjes në anije dhe kënaqet duke notuar.

Mario thotë se jeta në det, atë që e kishte zgjedhur për ta bërë, megjithatë i ka edhe disa të meta.

“Cilindo mik që e kisha në tokë ka hequr dorë nga unë. Kjo është një nga të metat. Kurrë nuk jam në shtëpi, kështu që ato raporte mes nesh thjesht zhduken”, tha ai.

Gjithashtu si rezultat i asaj që i kaloi mbi 9 mijë net në anije, Mario në vitin 2016 tha se gishtërinjtë e këmbës më nuk po mund ta durojnë tokën kur shkelin, përkatësisht nuk po mund të ecë si duhet kur është në tokë – duke bërë lëvizje “sikur të ishte i dehur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori