LAJMI I FUNDIT:

Hisen Berisha ia thotë në sy Sali Berishës: Amerika nuk gabon në vlerësime

Hisen Berisha ia thotë në sy Sali Berishës: Amerika nuk gabon në vlerësime

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin Kojshia Show.

Mysafir në këtë emision ishte edhe ish-komandanti i Koshares, gjeneral Hisen Berisha.

Ky i fundit, gjatë emisionit i tha Sali Berishës së Departamenti Amerikan i Shtetit nuk gabon në vendimet dhe vlerësimet për shpalljen e personave “non grata”.

“Unë besoj se DASH nuk bënë gabime. Mund të dezinformohen e më pastaj me informatën e gabuar edhe vendimi mund të jetë i gabuar, por janë gjëra që mund të zbardhen dhe shihen. Ky nuk është një vendim statik. Nuk është Bibël e as Kuran. Janë vendime që ndryshohen dhe besoj se doktor Berisha do t’i demantojë nëse ka pasur lëshime”, deklaroi Hisen Berisha, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur komandantit të Koshares.

“Çdo njeri mund të interpretojë ato deklarata sipas oreksit të vet, por  ky është një vendim i cili do të qartësohet 100% në procedurë gjyqësore. Unë kam zgjedhur këtë rrugë për të bërë transparencën…E tëra është si pasojë e lobimit të Edi Ramës dhe George Sorosit”, tha ndër të tjera Sali Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori