LAJMI I FUNDIT:

Hiqni qafe kondensimin në dritare duke përdorur një truk të thjeshtë dhe të lirë

Hiqni qafe kondensimin në dritare duke përdorur një truk të thjeshtë dhe të lirë
(Foto: The Spruce Pets)

Me ardhjen e motit më të ftohtë dhe ndezjen e ngrohjes, kondensimi ka më shumë gjasa të grumbullohet në dritare.

Kondensimi është procesi me të cilin avulli i ujit në ajër shndërrohet në ujë të lëngshëm.


Nëse kjo lagështi mblidhet shpesh në dritaret tuaja, mund të çojë në akumulimin e lagështirës në hapësirë dhe mykun në dritare, madje edhe në muret dhe sipërfaqet tjera ku mblidhet, kështu që ia vlen të provoni trukun e shtrojës së maceve.

Si ta reduktoni lagështinë në shtëpi
Lexo po ashtu Si ta reduktoni lagështinë në shtëpi

Ky truk shumë i lirë do të heqë qafe kondensimin në dritaret e shtëpisë suaj. Edhe pse ky sugjerim mund të tingëllojë i çmendur për disa, por shtroja e maceve është zgjidhja.

Duhet të futni shtrojën e maceve në çorape dhe ta vendosni pranë dritares. Ky truk nuk do t’ju kushtojë shumë para dhe me të vërtetë funksionon dhe do të zgjasë shumë. /Telegrafi/