LAJMI I FUNDIT:

Hiqet ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë, autoritetet thonë se nuk ka rreziqe nga zjarre të reja

Hiqet ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë, autoritetet thonë se nuk ka rreziqe nga zjarre të reja

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të Ndërmarrjes Publike “Pyjet kombëtare” ka shfuqizuar ndalesën për lëvizje në male, e cila ishte vendosur më 29 mars.

Siç sqarojnë nga ministria, vendimi për ndalim të pjesërishme për lëvizje në male, i cili u soll për shkak të numrit të madhe të zjarreve, shfuqizohet pasi për momentin, në pajtim me informacionet nga terreni nuk ka zjarre aktive dhe nuk ka rreziqe për paraqitjen e zjarreve të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministria e Bujqësisë informon se ekipet e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Policia Pyjore dhe Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti edhe gjatë periudhës së ardhshme do ta ndjekin gjendjen në terren.

Ata rikujtojnë se akoma vlen ndalesa për djegie të barit të thatë dhe mbeturinave tjera bimore në tokat e gjuetisë.

Për mosrespektimin e këtyre rregullave parashihet gjobë në vlerë prej 1500 deri 3000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori