LAJMI I FUNDIT:

Hipoteza të ndryshme për helmimin e mbi një mijë qytetarëve në Deçan

Hipoteza të ndryshme për helmimin e mbi një mijë qytetarëve në Deçan

Infektologu në Spitalin e Pejës Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se gjasat janë të mëdha që helmimi të ketë ardhur nga uji duke u bazuar edhe në simptomat dhe efektet tjera që kanë pacientët.


“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësie elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni, përcjell Telegrafi.

Ndërsa nga Spitali Rajonal i Pejës raportohet se momentalisht në trajtim me simptoma të helmimit janë katër fëmijë.

Fatlije Buza nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore thotë se ditëve të fundit ka pasur stuhi në Deçan dhe sipas saj ka gjasa që uji të jetë kontaminuar nga ndonjë shpërthim kanalizimi, mbetjet bujqësore apo plehrat.

“Burimi i ndotjes ende nuk është i njohur. Por nuk është e thënë që patjetër është helmuar burimi i ujit. Ka mundur që gjatë stuhisë të ndodh ndonjë shpërthim në gypa. Edhe ajo duhet të hulumtohet. Nga ai shpërthim i gypave ka mundur të futen edhe mbetjet bujqësore, apo plehrat e mbetur nga stuhia”, deklaroi Fatlije Buza.

Edhe qytetari nga Deçani Adem Lushaj ka dyshime të forta se ky helmim ka ardhur nga uji.

Lushaj i cili ka disa familjarë të helmuar, thotë se turbullimi i ujit ka filluar prej disa ditësh.

Ai thotë se për turbullimin e ujit janë lajmëruar edhe organet kompetente dhe për këtë gjë është kontaktuar nga prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori