LAJMI I FUNDIT:

Hiper-makina japoneze me 2,000 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për një kohë rekorde

Hiper-makina japoneze me 2,000 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për një kohë rekorde

Kur të del në shitje gjatë vitit që vjen, do te ketë çmim fillestar prej 2.9 milionë eurove

Para dy vitesh, Aspark Owl ishte prezantuar vetëm si koncept, ndërsa me kalimin e kohës ka pasur konkurrencë të madhe nga Rimac C-Two dhe Pininfarina Batistta, transmeton Telegrafi.


Tani kjo hiper-makinë japoneze është prezantuar në Dubai International Motor Show, ku ka lënë shumë përshtypje me specifikat.

Shpejtësia rekorde, që për 1.69 sekonda ia mundëson të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e bën këtë makinë japoneze, shumë më të veçantë nga të tjerat. Këtë ia mundësojnë katër motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë 2,000 kuaj fuqi.

Derisa shpejtësinë deri në 280 kilometra në orë e arrin për rreth dhjetë sekonda, Aspark Owl ka shpejtësi maksimale deri në 400 kilometra në orë.

Bateria me 64 kWh që është e vendosur në mes të kësaj makine, i mundëson autonomi deri në 450 kilometra, deri mund të mbushet me energji brenda 80 minutave.

Me lartësi prej një metër, konsiderohet se Aspaek Owl është makina më e ulët që mbushet e rrymë, e lejuar të lëvizë nëpër rrugë.

Brendësia e kësaj hiper-makine nuk është bërë e ditur, por në pamjet e shpërndara, shihet se ka dukje shumë të mirë. /Telegrafi/