LAJMI I FUNDIT:

Hillary Clinton: Kolegji elektoral nuk duhet ta zgjedh presidentin, por vota e popullit

Hillary Clinton: Kolegji elektoral nuk duhet ta zgjedh presidentin, por vota e popullit

Ish-kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton – midis anëtarëve të New Yorkut të Kolegjit Zgjedhor – dha votën e parë elektorale të shtetit për Joe Bidenin.

Reklama

Ish-senatorja amerikane u bashkua me ish-presidentin, Bill Clinton dhe guvernatorin e New Yorkut Andrew Cuomo, të cilët janë të dy në mesin e 29 zgjedhësve të shtetit për të hedhur votat e tyre në 14 dhjetor, ndërsa organi i votimit në të gjithë SHBA-në zgjedh zyrtarisht kandidatin presidencial fitues.

Guvernatori është gjithashtu president i kolegjit elektoral të shtetit. 29 votat elektorale të shtetit iu dhanë Bidenit.

Pas votimit të saj, Clinton pohoi për shpërndarjen e Kolegjit Zgjedhor gjersa presidenti të zgjidhet nga vota popullore.

“Unë besoj se ne duhet të shfuqizojmë Kolegjin Zgjedhor dhe të zgjedhim presidentin tonë nga fituesi i votës popullore, njësoj si çdo zyrë tjetër”, shkroi ajo në mediat sociale.

Kujtojmë se Clinton kishte humbur në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, pavarësisht se kishte më shumë vota, por nuk i kishte votat e mjaftueshme elektorale.

Po vazhdon votimi në kolegjin elektoral, Biden prin kundrejt Trumpit
Lexo po ashtu Po vazhdon votimi në kolegjin elektoral, Biden prin kundrejt Trumpit

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor, zgjedhësit mblidhen në shtetet e tyre përkatëse për të hedhur votat e tyre, të cilat më pas numërohen nga presidenti i Senatit në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Një kandidat fitues duhet të marrë të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën, ku përballë gjenden, demokrati Joe Biden dhe republikani, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Serbia
Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Inteligjenca ushtarake ukrainase e di në kohë reale se ku janë Putin dhe Prigozhin

Evropa
Shefi i mercenarëve të Wagner nis

Shefi i mercenarëve të Wagner nis "një sulm tjetër shpërthyes" ndaj Kremlinit, pas sulmit të supozuar me dronë në Moskë

Botë
Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Wagner Group 'duke përdorur Twitter dhe Facebook për rekrutim'

Evropa
Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan - linja ajrore tregon arsyet

Air New Zealand do të peshojë pasagjerët para hipjes në aeroplan - linja ajrore tregon arsyet

Australia
Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Turqia
Kalo në kategori