Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të enjten se Marrëveshja e Ohrit “nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja e Ohrit, e cila u arrit vitin e kaluar, parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe që palët ta respektojnë reciprokisht integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tjetrës.
Hill, siç transmeton REL, ka thënë se Serbia e ka përmbushur “një pjesë të mirë” të asaj marrëveshjeje dhe se gjëja më e rëndësishme që ka mbetur është gjetja e mënyrës që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se “kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, shtoi ai.
Ambasadori amerikan po ashtu ka theksuar se Serbia ka të drejtë për një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Në Kosovë, ata e shohin Asociacionin si një lloj Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, por Asociacioni nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën”, tha Hill.
Ai gjithashtu vlerësoi se “Serbia dhe serbët në Kosovë para së gjithash kujdesen për arsimin dhe kujdesin shëndetësor”, dhe se “përmes Asociacionit ata kanë të drejtë për këtë”.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, ndër të tjera, e obligon Kosovën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do t’u mundësonte serbëve në Kosovë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve u pranua nga Kosova dhe Serbia në fund të shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa aneksi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje u dakordua në mes të marsit në Ohër.
Serbia nuk pranoi ta nënshkruajë atë marrëveshje dhe vendosi vija të kuqe, pra se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe as anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, BE-ja tha se kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe