LAJMI I FUNDIT:

Hill: Është koha të hiqen barrikadat

Hill: Është koha të hiqen barrikadat
Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se i kupton frustrimet e serbëve nga Kosova, por se është koha për të hequr barrikadat.

Ambasadori amerikan, në një intervistë për “Nova”, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha se ky është obligim i Prishtinës dhe se çështja nuk është nëse do të formohet apo jo, por si do të funksionojë dhe në çfarë mënyre do të zbatohet.


“Ne i kuptojmë frustrimet e komunitetit serb në Kosovë. E kuptoj që këto frustrime nuk u shfaqën deri para disa ditësh dhe por ekzistojnë atje për disa kohë. Në fund të fundit, komuniteti serb ka qenë në Kosovë me shekuj dhe ata kanë të drejtë të dinë se çfarë ka të ardhmen e tyre. Dhe pikërisht për këtë bëhet fjalë, kur flasim për këtë dialog politik – të sigurohemi që komuniteti serb të jetojë në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe të ndihet mirë në shtëpitë e tyre”, tha Hill, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket barrikadave, ato janë padyshim një problem. Shikuar nga këndvështrimi i komunitetit serb, kjo është një protestë për shumë prej tyre. Dua të them se e kuptuam pse e bënë këtë dhe i dëgjuam, por mendoj se ka ardhur koha që njerëzit që i vendosën ato barrikada t’i heqin. Shpresoj se ata do të jenë gati për t’i hequr ato barrikada sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur se kur pret nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan tha se nuk është parashikues i mirë.

“E kam mjaft të vështirë të shpjegoj të kaluarën. Shpresoj që të ndodhë sa më shpejt [Marrëveshja Kosovë-Serbi]. Shpresoj sa më shpejt. Shpresoj që njerëzit që vendosën barrikada do t’i heqin të njëjtat barrikada dhe do të vazhdojnë me procesin politik, me tensione të reduktuara, një situatë më paqësore, në mënyrë që t’i zgjidhim çështjet që janë shumë të rëndësishme. Për shembull, si do të funksionojë Asociacioni i Komunave Serbe. Zoti Escobar (Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor) e tha shumë qartë se kjo do të ndodhë, se është rënë dakord më herët dhe mbetet një kusht. Tani çështja nuk është nëse do të ketë apo jo Asociacion të komunave serbe, por si do të funksionojë dhe si do të zbatohet”, tha Hill.

Ndërsa, në pyetjen nëse është reale që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet vitin e ardhshëm, Hill thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Është e qartë se është në dorën e përfaqësuesve të autoriteteve në Beograd dhe Prishtinë, por varet edhe nga negociatorët dhe si do të trajtohen çështjet. Do të doja të shihja një marrëveshje ku asnjëra palë nuk detyrohet, por ku të dyja palët të shohin logjikën e saj. Unë do të doja të shihja një marrëveshje që është arritur në kontekstin e arritjes së marrëdhënieve shumë më të mira dypalëshe, por edhe të marrëdhënieve rajonale”.

“Një nga gjërat që duhet të zbatohen në Ballkan është që vende të ndryshme të kuptojnë se kanë interesa të përbashkëta dhe të fillojnë të punojnë për kërkimin e tyre. Mendoj se Ballkani i Hapur kontribuon në këtë dhe shpresoj se Ballkani i Hapur do të luajë një rol në arritjen e një marrëveshjeje eventuale. Si diplomat, shikoj përpara dhe mendoj se është logjike të qetësohet situata, të gjesh atë për të cilën njerëzit bien dakord dhe të punohet për të. Është e nevojshme të sigurohet që të bëhet në kontekstin e një rajoni që bashkohet, që po zhvillon modele bashkëpunimi, sepse kur flasim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ata do të donin të shihnin që vendet të kenë bashkëpunim me fqinjët. Bashkimi Evropian më mirë do ta shihte Serbinë si një anëtare sesa një vend që është jashtë BE-së”, tha Hill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori