LAJMI I FUNDIT:

Hidhet në erë vetura brenda të cilës gjendej pro-rusi Ivan Sushko, kamerat e sigurisë kapin momentin e shpërthimit

Hidhet në erë vetura brenda të cilës gjendej pro-rusi Ivan Sushko, kamerat e sigurisë kapin momentin e shpërthimit

Një shtetas ukrainas që sillej si zyrtar pro-rusë në rajonin e okupuar nga rusët – Zaporizhzhia, është vrarë nga një bombë e vënë në veturë, vetëm pak ditë pas në një mënyrë të ngjashme u vra e bija ultra-nacionalistit rus në periferi të Moskës.

Ivan Sushko, 40-vjeç, baba i një fëmiu, humbin jetën në mëngjesin e sotëm, kur një bombë e vënë në ulësen e tij të veturës u aktivizua, e kamerat e sigurisë kapën momentin kur ndodhi shpërthimi, transmeton Telegrafi.

Imazhet e shkrepura të veturës pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë shpërndarë nëpër rrugë.


Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Skenari më i keq ka kaluar, jemi në prag të fazës së re
Lexo po ashtu Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Skenari më i keq ka kaluar, jemi në prag të fazës së re

Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi në veturë. Sushko ishte “instaluar” në krye të administratës ushtarake-civile në Mykhailivka, kur forcat ruse okupuan këtë rajon.

Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë bombë-vënie në veturë, por presidenti Volodymyr Zelensky kategorikisht ka mohuar se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të ngushtë të Vladimir Putinit.

Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që kinse ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU – të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori