LAJMI I FUNDIT:

Hidhet ideja për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Kosovë, opinionistët kanë qëndrime të ndryshme

Hidhet ideja për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Kosovë, opinionistët kanë qëndrime të ndryshme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Sipas Ramës 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ideja e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor është shtruar tashmë edhe në Kosovë.


Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini panelistët kanë pasur mendime të ndryshme në lidhje me legalizimin e kanabisit.

Legalizimi i kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor do të minimizonte veprimtarinë kriminale, mendon Ylli Hoxha.

“Edhe nëse do të legalizohej kanabisi, përdorimi do të ishte i njëjtë. Vende që tashmë e kanë legalizuar nuk kanë treguar se ka pasur rritje të përdorimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha thotë se kanabisi nuk është më i dëmshëm se alkooli e as duhanit.

“Kanabisi për përdorim mjekësor sjell dobi të mëdha në bazë të studiuesve. Vaji i kanabisit përdoret për trajtimin e kancerit. Është vështirë të gjendet në Kosovë pasi është ilegal’.

Analisti shton se legalizimi i kanabisit mjekësor është në të mirë të ekonomisë.

“Shqipëria shet 3 miliardë kanabis në vit. Sikur ta legalizonte dhe ta taksonte, shteti do të përfitonte së paku 600 milionë euro në vit”, deklaroi Hoxha.

Ai thotë se edhe në të kaluarën në Kosovë është përdorur kanabisi nga gjyshet.

61 për qind e qytetarëve shqiptar pro legalizimit të kanabisit, Rama: Hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike
Lexo po ashtu 61 për qind e qytetarëve shqiptar pro legalizimit të kanabisit, Rama: Hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike

Juristi Abdullah Klinaku nuk ishte dakord  me Hoxhën duke thënë se nuk ka pasur përdorim masiv kanabisi në Kosovë.

“A të kujtohen disa lule të kuqe që i kemi pasur në shtëpi”, i është përgjigjur Ylli Hoxha.

Megjithatë Klinaku thotë se përmes legalizimit të kanabisit mjekësor po tentohet të legalizohet kanabisi rekreativ.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos vazhdojë procesi i legalizimit të kanabisit më tutje…Nëse kanabisi është shumë shërues, i bie që në vendet që e kanë legalizuar të mos ketë shumë të sëmurë”, ka deklaruar Klinaku.

Ai thotë se legalizimi i kanabisit nuk është argument se do të bie krimi ekonomik në Kosovë.

Berisha: Legalizimi i kanabisit, vendim i dëmshëm për Shqipërinë
Lexo po ashtu Berisha: Legalizimi i kanabisit, vendim i dëmshëm për Shqipërinë

“Ky legalizim do të fuqizojë edhe më tej krimin. Edhe më tej pushteti do të konsultohet nga bandat e drogës”, deklaroi Klinaku.

Safet Blakaj nga Qendra “Labyrinth” që merret me trajtimin e personave të varur nga kanabisi, thotë se përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore nuk duhet te jetë ndonjë problem.

“Kabanisi mjekësor raportohet se shëron 26 sëmundje. Por nuk iu ndihmon të gjithë personave. Disa mund të kenë përfitime”.

Blakaj thotë se Maqedonia veriore ka legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por sipas tij ky shtet deri më tani nuk ka pasur përfitime sa është menduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori