LAJMI I FUNDIT:

Hidhen nga 1,500 metra lartësi, nuk u hapen parashutat – humbin jetën dy persona (Video, +16)

Hidhen nga 1,500 metra lartësi, nuk u hapen parashutat – humbin jetën dy persona (Video, +16)

Dy parashutistë kanë humbur jetën kur gjatë kërcimit nuk u është hapur parashuta – dhe gjithçka është filmuar me kamerë të vendosur në helmetën e një parashutisti tjetër.

Rushan Sibgatullin, 34-vjeç dhe Oleg Schelkanov, 48, po merrnin pjesë në një kërcim rutinë me parashutë së bashku me miqtë në Tatarstan të Rusisë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur shtatë meshkuj kërcejnë nga aeroplani që po fluturonte në 1,600 metra lartësi.

Dhe derisa njëri prej tyre kishte vendosur kamerë në helmetë, pati rastin të filmojë momentin kur shokëve të tij nuk u hapet parashuta dhe rrëzohen për vdekje.

Për shkak të rënies me shpejtësi të madhe që të dy kanë humbur vetëdijen, derisa ishin në ajër dhe me të prekur tokën kanë mbetur të vdekur në vend.

Që të dy Sibgatullin dhe Schelkanov ishin parashutistë me përvojë, që deri në momentin e vdekjes kanë realizuar mbi 600 kërcime me parashutë. /Telegrafi/