LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, hetuesit dyshojnë për lidhje të agjentëve rusë me serbët

Shqipëri, hetuesit dyshojnë për lidhje të agjentëve rusë me serbët

Detaje të reja janë zbuluar nga provat e siguruara deri më tani për dy rusë dhe një ukrainas të dyshuar se u dërguan nga Rusia me mision spiunazhi në Shqipëri.

Janë gjetur fotot e disa prej objekteve të gjetura në makinën e tyre tashmë të administruar në cilësinë e provës. Krahas 1 fisheku 5.56 mm, 6.000 dollarëve disa telefonave celularë, janë sekuestruar edhe tre lingota ari.


Gjetja e tre lingotave të arit ka hapur një pistë të re hetimi. Pesha e tyre është 10, 20 dhe 100 gram ar. Pavarësisht se në dukje pesha është modeste, vlera e tyre në tregun e sotëm të shtrenjtuar të metalit të verdhë shkon në më shumë se 12 mijë euro. Por më shumë se sa vlera, është forma që ka shtuar dyshimet, se në rrjetin e agjentëve rusë, mund të ketë rënë, një peshk i madh shqiptar, raporton televizioni Top Channell.

Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh
Lexo po ashtu Policia në Shqipëri jep detaje për sulmin e shtetasve rus ndaj dy ushtarëve në uzinën e armëve në Gramsh

Hetimi ndaj dy rusëve dhe një ukrainasi, është fokusuar tek interesi i tyre i posaçëm ndaj digave dhe baseneve ujore, përfshirë dhe Bovillën, që është baseni ujit të pijshëm për Tiranën, ndërkohë që një prej tre të arrestuarve, kishte profesionin e kimistit.

Pak më shumë se një vit më parë, dy serbë u zbuluan pranë puseve të Deçanit në Kosovë, ku 1500 vetë u helmuan nga rrjedha e ujit të pijshëm.

Arsyeja mbetet mister, por lidhja me dy serbët pranë puseve të ujit po ashtu, mbetet dyshimi kryesor./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori