LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, sekuestrohen 5,512 m2 truall që dyshohet se janë marrë me falsifikim

Hetimi i bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, sekuestrohen 5,512 m2 truall që dyshohet se janë marrë me falsifikim

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri SPAK ka sekuestruar 5,512 m2 truall në pronësi të ish-deputetit të Partisë Socialiste Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.


Kjo sipërfaqe toke në Himarë rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Disa ditë më parë Gaçi u paraqit në SPAK, ku një ditë para tij ishte pyetur ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Gaçi është kallëzuar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje janë kallëzuar edhe Goro e vetë Xhaçka.

Mbi bashkëshortin e ish-ministres rëndon akuza e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “pastrimit të produktit të veprës penale” të kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori