LAJMI I FUNDIT:

Hetimi anti-trust në SHBA pritet të fokusohet tek Google

Hetimi anti-trust në SHBA pritet të fokusohet tek Google
Kompania Google | Foto: Carsten Koall/Getty Images/Guliver

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton do të shpjegojë një hetim anti-trust i cili do të ketë efekt në shumë shtete. Hetimi është i disanjuar për praktikat anti-konkurruese në kompanitë kryesore teknologjike të SHBA-së dhe pritet të jetë i fokusuar te Google.

Dikur të vlerësuara si motorë të rritjes ekonomike, mediet sociale, gjigantët e kërkimit dhe tregtisë online kanë tërhequr zemërim në mesin e akuzave për abuzimin me fuqinë e stërmadhe në treg dhe lapsuset siç janë thyerjet e privatësisë. Presidenti Donald Trump, kandidatja progresiviste demokrate për presidente Elizabeth Warren, konsumatorë dhe firma të tjera e kanë kritikuar atë fuqi.

Zyra e Paxton tha se ai po udhëhiqte një hetim mbi kompanitë e mëdha teknologjike pa i përmendur dhe premtoi një publikim formal të hetimit në një konferencë për shtyp në Washington, përcjell Telegrafi.

Ky hetim, ka shumë gjasa të përfshijë prokurorët e përgjithshëm të më shumë se 40 shteteve dhe pritet të fokusohet në Google, thanë burime të afërt me çështjen për Reuters. Një burim tha më parë për Reuters se hetimi mbi Google do të përfshinte një ndërthurje të privatësisë me anti-trustin.

Google është përballur me akuza se motori i tij i kërkimit, që është bërë aq dominant saqë tashmë është një folje, i shpie konsumatorët drejt produkteve të veta në kurriz të konkurencës.

Në nivelin federal, Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë po hetojnë Facebook, Google, Apple dhe Amazon, gjithashtu për shkelje të mundshme të ligjeve anti-trust. Një tjetër hetim nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve, i lajmëruar të Premten, përqendrohet te Facebook. /Telegrafi/