LAJMI I FUNDIT:

Hetimet ndaj FETO-s në Turqi, urdhër për arrestimin e 295 ushtarakëve

Hetimet ndaj FETO-s në Turqi, urdhër për arrestimin e 295 ushtarakëve

Prokuroria e Turqisë ka lëshuar urdhër për arrestimin e 295 ushtarëve aktiv të ndërlidhur me organizatën FETO, e cila qëndron thuhet se qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të vitit 2016, theksoi një burim anonim nga gjyqësori, transmeton Anadolu Agency.

Në kuadër të hetimit për infiltrimin e organizatës në ushtrinë turke, prokurorët e Stambollit lëshuan fletarrestime për ushtarakë aktiv, të dyshuar për komunikim me pjesëtarët e FETO-s përmes kabinave telefonike dhe linjave shtëpiake, theksoi burimi.


Në mesin e të dyshuarve gjenden persona të rangut të lartë, prej të cilëve tetë janë majorë.

Organizata FETO, të cilën e udhëheq Fetullah Gulen, i bazuar në SHBA, ekstradimin e të cilit formalisht e kërkon Turqia, thuhet të jetë përgjegjëse për grusht shtetin e përgjakshëm në Turqi në mbrëmjen e 15 korrikut.

Siç shkruan tutje AA, pjesëtarët e organizatës me vite duke mashtruar me provimet kanë avancuar në shërbimet duke infiltruar në këtë mënyrë në institucionet e shtetit.

Më pas, theksohet më tej, në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes një procesi të kurdisur për korrupsion të pretenduar.

Po sipas AA, disa vite më vonë vijoi edhe përpjekja e përgjakshme e FETO-s kur më 15 korrik, oficerë në ushtrinë turke besnikë të kësaj organizate tentuan grusht shtetin.

“Hetimi lidhur me organizatën FETO tregoi se bëhet fjalë për një rrjet global që nuk paraqet rrezik vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën është aktive, ndërsa për këtë disa herë kanë treguar edhe zyrtarët turq. Gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi kanë humbur jetën 251 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 2.000 të tjerë”, përfundohet në shkrimin e AA.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori