LAJMI I FUNDIT:

Hetime për paratë e muxhahedinëve në Shqipëri – 48 transferta mbi një milion euro u hetuan për fshehje të të ardhurave

Hetime për paratë e muxhahedinëve në Shqipëri – 48 transferta mbi një milion euro u hetuan për fshehje të të ardhurave

Donacionet për muxhahedinët që erdhën në Shqipëri në vitin 2013 kanë qenë nën investigimin e policisë dhe të prokurorisë, që në përfundim të hetimeve konfirmoi se nuk ka vepër penale as të pastrimit të parave dhe as të fshehjes së të ardhurave.

Vendimi i pushimit u la në fuqi edhe nga gjykata e Tiranës.


Sipas dosjes që konsiderohet e mbyllur, duke hequr çdo dilemë për të ardhurat e muxhahedinëve, dëshmitari Jwka Reza shpjegon se si në Shqipëri u hapën dy shoqëri që u përdoren si ombrellë që mos të ekspozonin dhuruesit, pasi atyre ju rrezikohet jeta nga regjimi iranian.

Kompanitë tregtare që janë regjistruar në organin tatimor nuk kanë kryer asnjë aktivitet, shton dëshmitari, por me sugjerimin e autoriteteve shqiptare u kërkua që transferimi i fondeve të mos kryhej drejtpërdrejt.

Identiteti i donatorëve është i fshehtë shpjegon më tej Reza për shkak të rrezikut nga persekutimi dhe përfituesit e fondeve i përdoren të ardhurat për shpenzime dhe për ndërtimin e kampit në Manzë.

Alerti u dha në vitin 2019 nga tatimet që e referuan çështjen në prokurori. Në total, autoritetet shqiptare verifikuan 48 transfertat në vlerën e mbi 1 milionë eurove dhe dolën në përfundimin se nuk ka vepër penale.

Madje, sipas prokurores Anisa Qilimi që pushoi hetimet, aktiviteti i shoqatës FAFA është i fokusuar për të mbështetur anëtarët e MEK në Shqipëri që janë refugjatët iranianë të kampit Ashraf .

Gjithashtu, shton prokurorja Qilimi, komuniteti iranian gëzon mbrojtje të veçantë dhe çdo veprim ose çështje sigurie, kryhet nën kujdesin e SHBA-së, Kombeve të Bashkuara dhe UNHCR.

Për sa më sipër, mbyll prokuroria, shoqëria në fjale i ka përcjellë donacionet për ndihme ligjore, financiare, shpenzime jetike te refugjatëve iranianë në Shqipëri.

Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori