LAJMI I FUNDIT:

Heshtje në PDK, nuk flasin kandidatët e përmendur për kryetar të këtij subjekti

Heshtje në PDK, nuk flasin kandidatët e përmendur për kryetar të këtij subjekti

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të mbajë zgjedhjet e brendshme ku do të zgjedh kryetarin e ri.

Deri më sot zyrtarisht asnjë kandidat nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti.


Emrat më të përfolur që mund ta vazhdojnë drejtimin e PDK-së janë Enver Hoxhaj, që aktualisht është u.d. i kryetarit, deputeti Memli Krasniqi, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim nga këta katër emra të përmendur në publik dhe në media për kryetar të PDK-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së
Lexo po ashtu Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së

Përpos këtyre katër emrave, është përmendur edhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Bedri Hamza.

Ushtruesi aktual i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në intervistat e dhëna ditë më parë në mediume nuk e ka pohuar e as mohouar kandidmin e tij.

Ai ka thënë se Konventa e re zgjedhore duhet të reflektojë pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së.

Në anën tjetër ish-ambasadorja Vlora Çitaku përshëndeti vendimin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë”, shkroi Çitaku, duke mos përmendur fare nëse do t’i hyjë kësaj gare.

PDK: Kandidatët që garojnë për kryetar të partisë duhet të shpallin kandidaturën deri në dy ditë para mbajtjes së Konventës
Lexo po ashtu PDK: Kandidatët që garojnë për kryetar të partisë duhet të shpallin kandidaturën deri në dy ditë para mbajtjes së Konventës

E dy emrat e tjerë që janë përmendur Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili nuk është që janë deklaruar rreth kësaj çështje.

PDK ka njoftuar se kandidatët që synojnë të kandidojnë për kryetar duhet që të shpall kandidaturën e tyre më së largu me 1 korriku dhe duhet të ketë 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsej konventa.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të mbahet më 3 korrik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori