Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ende nuk kanë dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesën nga Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), që dy shtetet të vazhdojnë moratoriumin e paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.
Ky moratorium parashihte ndalesën e fushatës së Serbisë për largimin e njohjeve të shtetit të Kosovës si dhe ndalesën për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kërkesën e Departamentit amerikan të Shtetit e bëri të ditur një zëdhënës i DASH-it për Zërin e Amerikës, të premten (3 shtator), një ditë para se moratoriumi si dhe Marrëveshja e Uashingtonit të shënonin njëvjetorin.
Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë një koment lidhur me këtë çështje nga Qeveria e Kosovës që nga e premtja, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Deklaratë lidhur me këtë deri në këtë moment nuk ka pasur as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Megjithatë, një ditë para se Departamenti amerikan i Shtetit të dilte me kërkesë për vazhdimin e moratoriumit, për Radion Evropa e Lirë, kjo ministri tha se nuk mund të japë detaje lidhur me përgatitjen e aplikimeve për organizata ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, “natyra e ndjeshme e kësaj teme e bën të pamundur publikimin e rrethanave konkrete, pa rrezikuar dëmtimin e interesave strategjike të vendit”.
Kërkesa e SHBA-së, mirëpo edhe çështja se çfarë do të jenë veprimet konkrete pas mbarimit të afatit të moratoriumit, nuk janë komentuar as nga Qeveria e Serbisë.
Në anën tjetër nga Brukseli kanë thënë se nuk komentojnë “marrëveshjet bilaterale mes Kosovës e Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”.
Kosova të insistojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Për kërkesën e SHBA-së lidhur me moratoriumin nuk ka pasur deklarata as nga pushteti e as nga opozita.
Në anën tjetër, analistët konsiderojnë se duhet më shumë qartësi edhe nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit, por edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës rreth kësaj kërkese.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se moratoriumi ka qenë pikë problematike që nga fillimi.
“Kosova vlerësoj që nuk duhet ta lidhë çështjen e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e tjera me raportet që ka me Serbinë”, thotë ajo.
Sipas Krasniqit, një moratorium që do të priste zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë, do të mund të zgjasë shumë.
“Është më se e qartë që zgjidhja me Serbinë nuk është që po duket që do të jetë e afërt dhe Kosova nuk mund të stopojë konsolidimin ndërkombëtar apo qoftë edhe të brendshëm, duke e pritur Serbinë që të ketë gatishmëri për ta njohur Kosovën”, thotë Krasniqi.
Kujtojmë se muajin e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.
Zgjatja e moratoriumit mund t’i konvenojë Kosovës
Pranimi i kërkesës së SHBA-së nga Kosova lidhur me moratoriumit mund të jetë një veprim i mirë strategjik.
Kështu mendon Emir Abrashi nga organizata Demokracia Plus.
“Në fazën në të cilën ne ndodhemi me një diplomaci të pakonsilduar do të ishte në favor të Kosovës që të presim edhe pak dhe ta pranojmë këtë kërkesë të SHBA-së për të vazhduar moratoriumin edhe për një kohë”, thotë ai.
Sipas Abrashit, Kosova duke pasur mungesë të theksuar të përfaqësimit diplomatik në shumë vende për shkak të mosemërimit të ambasadorëve, nuk mund t’i bëjë ballë një fushate të çnjohjeve nga Serbia.
Abrashi megjithatë është skeptik se sa do ta pranonte Serbia këtë kërkesë të SHBA-së.
“Ne duhet të kemi parasysh se Serbia vetëm e ka fushatën e gatshme dhe nuk do të thotë që Serbia do të vazhdojë moratoriumin”, shprehet ai.
Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Kuvendi i Kosovës më 6 gusht 2021 ka dështuar të miratojë një rezolutë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Në vitet e fundit Kosova ka aplikuar dhe synon të bëhet anëtare e UNESCO-s, INTERPOL-it, Këshillit e Evropës e organizata të tjera.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë 117 vende që e njohin shtetin e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën