LAJMI I FUNDIT:

‘Heshtja’ e MPJD-së, nuk ka njoftim zyrtar as për qytetarët e Kosovës që ndodhen në Ukrainë

‘Heshtja’ e MPJD-së, nuk ka njoftim zyrtar as për qytetarët e Kosovës që ndodhen në Ukrainë

Pas paralajmërimeve të vazhdueshme, të enjten me 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte nisur pushtimin e Ukrainës.

Për katër ditë më radhe, pati reagime e kundër reagime ndaj agresionit të Putinit. Ndër to edhe nga shteti i Kosovës.


Por, kur shtetet e tjera interesoheshin për qytetarët e tyre në Ukrainë, Kosova heshti, nuk pati një njoftim, numër telefoni apo adresë për ta. Ende nuk dihet sa shqiptarë ndodhen atje dhe çfarë ka ndodhur me ta pas ndalimit të fluturimeve atje.

Pra Minsitria e Jashtme dhe Diasporës, në këtë pikë nuk reagoi. Për katër ditë vetëm dy reagime bëri – atë për sanksionet që u miratuan nga Qeveria e Kosovës dhe një reagim tjetër në Twitter për agresionin rus në Ukrainë.

Ndërkaq, të dielën ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Lidhur me këtë reagoi gazetari Xhemajl Rexha.

Në rrjetin social Twitter, shkroi se minsitri Mehaj po e bën punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Po ashtu, Valon Canhasi nga Hallakate, në reagimin e tij e konsideroi dështim të madh, minsitren Gërvalla.

“Mjafton me i pa tweets të @MelizaHaradinaj e @Petrit e @vloracitaku etj. Me kuptu që ministrja e MPJ është dështim në diplomaci digjitale.Njëjtë edhe presidentja, as një tëeet prej vizitës në Turqi”, shkroi ai.

Ndryshe, më herët ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.

Fillimisht agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka shkruar për kërkesën e Mehaj, e cila më pas bëri jehonë edhe në mediat tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori