LAJMI I FUNDIT:

Heroinat e Krushës së Madhe dhe politikanët e pandjeshëm të Kosovës

Heroinat e Krushës së Madhe dhe politikanët e pandjeshëm të Kosovës
Fadil Sahiti (foto: Fahredin Spahija)

Ka rreth një muaj që jam duke u përpjekur të mbledh të dhëna që mundësojnë matjen e kapaciteteve për inovacion, për shkathtësitë organizative, si dhe shkathtësitë menaxheriale të firmave prodhuese që operojnë në Kosovë. Mostra përmban rreth 101 ndërmarrje prodhuese të cilat deri në një shkallë mundësojnë nxjerrjen e konkluzioneve valide rreth faktorëve të brendshëm që frenojnë dhe mundësojnë rritjen ekonomike të firmave. Nuk mund të ofroj shumë detaje rreth rezultateve të anketës, pasi përpunimi i të dhënave është në proces dhe jo i kompletuar. Detajet e plota rreth gjetjeve nga anketa do të jepen në një libër të veçantë i cili besoj do botohet deri në fund të këtij viti. Mirëpo, ajo që mund të thuhet pa mëdyshje është fakti se sektori prodhues është lënë pothuajse krejtësisht jashtë vëmendjes institucionale dhe shtetërore.

Arsyeja e këtij shkrimi megjithatë është më specifike. Në kërkim të firmave prodhuese që punësojnë minimalisht 20 punëtorë – që është kriter bazë për t’u përfshirë në mostër – një mik i imi propozoi ta vizitoj një firmë në fshatin Krushë e Madhe, ndërmarrje që bën konservimin e perimeve si dhe prodhimin e një produkti që tek ne quhet ‘Ajvar’. Fjala është për një subjekt afarist, krejtësisht i veçantë – ndoshta në tërë Ballkanin: kooperativa bujqësore “Krusha”, e themeluar në vitin 2010 e që menaxhohet nga një personalitet unik.


Ndërmarrja udhëhiqet nga një zonjë së cilës gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat e Serbisë – të ndihmuar edhe nga serbët lokalë – më 25 mars ia vrasin burrin dhe kunetërit. Është rrëqethës dhe trishtues rrëfimi se si ia kishte dalë të kapte djalin e vetëm të saj nga duart e forcave serbe, e që sot shumë shpejt pritet të bëhet krah i djathtë i saj në këtë biznes. Është mbresëlënëse se si kjo zonjë, me shumë gra tjera të Krushës – të lëna në harresë nga shoqëria dhe veçanërisht nga shteti – janë mobilizuar dhe kanë krijuar asete prodhuese ku kanë punësuar rreth 70 gra dhe vajza të fshatit. Edhe më mbresëlënës është fakti se mbi 70 për qind të produkteve të prodhuara eksportohen në shtetet e Perëndimit – kryesisht në Zvicër dhe në Gjermani.

Mirëpo, ajo që vërehet lehtësisht nga të dhënat e mbledhura nga kjo firmë, por edhe nga të tjerat si kjo, është fakti se në përpjekjet e tyre për të bërë biznes, fare pak e ndjejnë dorën institucionale. Ballafaqohen me shumë probleme, që nga ato të lidhura me “inputet” (teknologjike, financiare dhe humane), mungesë të ekspertizës organizative, e në mënyrë të veçantë mungesë të shkathtësive moderne menaxheriale. Ndër problemet më akute është neglizhenca institucionale në krijimin e lehtësirave për eksportim të mallit. Shumë prej firmave thonë se përkundër kapacitetit prodhues, nuk kanë të drejtë të jenë të pranishëm në Perëndim pikërisht për shkak të pengesave që lidhen me certifikimin e cilësisë së produkteve – ta zëmë produkteve ushqimore. Më tutje, është për të ardhur keq sesi – pothuajse në unison – të gjitha firmat prodhuese ankohen për mungesë të funksionimit të ligjit për të frenuar praktikat monopoliste dhe aspekte të tjera që lidhen me respektimin e rregullave fer të të bërit biznes.

Ekzistojnë faktorë të ndryshëm që mundësojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. Më kryesori është rendi dhe ligji; është faktori shtet. Në shtetet ekonomikisht të zhvilluara, të gjitha institucionet shoqërore vihen në shërbim të njerëzve me sens të fortë ndërmarrësie; i tërë aparati i shtetit është në funksion të ofrimit të ndihmës njerëzve me iniciativë dhe kapacitet afarist.

Prandaj, vëmendja e shoqërisë, sidomos e medias, duhet të përqendrohet te këta ndërmarrës, tek këta heronj të vërtetë të Kosovës së sotme. Sa më pak te politikanët, për një shtet me mendësi më të mirë.

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori