LAJMI I FUNDIT:

Heroi surprizë i Arsenalit, Eddie Nketiah, ka transformuar trupin e tij, duke konsumuar 3500 kalori çdo ditë

Heroi surprizë i Arsenalit, Eddie Nketiah, ka transformuar trupin e tij, duke konsumuar 3500 kalori çdo ditë

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Eddie Nketiah, nuk luajti një rol të dukshëm në pjesën e parë të sezonit, por me dëmtimin e Gabriel Jesus, ai mori një shans dhe e shfrytëzoi atë.

Ndeshjet e mira gjithashtu mund t’i atribuohen një regjimi të rreptë trajnimi dhe ushqimi.

Forma e shkëlqyer e Nketiah mund t’i atribuohet regjimit të tij të ri të dietës dhe stërvitjes për ndërtimin e muskujve, pas së cilës ai përjetoi një transformim të jashtëzakonshëm të trupit.


23-vjeçari po kënaqet në fushë pas Kupës së Botës në Katar dhe gjithashtu i solli skuadrës së tij fitoren kundër Manchester United në derbin e javës së kaluar.

Nketiah ishte një i ri i dobët dhe pa mjekër vetëm disa vjet më parë. Megjithatë, ai ndryshoi stilin e jetës dhe futi në jetën e tij një dietë me kalori të lartë. Këtë e rekomandoi trajneri i fitnesit, Chris Varnavas.

Rezultatet flasin vetë kur shikoni fotot e sulmuesit të ri. Regjimi i rreptë solli jo vetëm stërvitje të mundimshme, por edhe marrjen e deri në 3500 kalorive çdo ditë.

“Kur Eddie erdhi për herë të parë tek ne, ai në fakt nuk po hante mjaftueshëm. Ne punuam për gjumin e tij, mënyrën e jetesës dhe rikuperimin dhe rezultatet janë tashmë të dukshme. Ajo që më pëlqen tek ai është se ai është shumë modest dhe i merr të gjitha udhëzimet shumë mirë”, ka thënë trajneri i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori