LAJMI I FUNDIT:

Hernia diskale – probleme me kurrizin

Hernia diskale – probleme me kurrizin

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Roli i diskut është që t’i mundësojë boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë e lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.


Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe si pasojë e ndonjë ngritjeje të ndonjë peshe apo ndonjë lëndimi, vjen deri te rrëshqitja e diskut që në gjuhën mjekësore quhet herni diskale.

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet në shpinë fryhet prej vendit të tij të vërtetë. Disqet janë jastëkë të vogla rrethore në mes vertebrave (unazave) në shpinën e trupit të njeriut.

Ato janë të ngjeshura dhe shërbejnë si jastëk për unazat e shpinës. Herniet e disqeve bëjnë shtypje në nervat, të cilët dalin nga shtylla kurrizore dhe shkaktojnë dhembje të ndryshme. Më së shpeshti paraqiten në pjesën e poshtme të shpinës.

Hernia diskale lumbare

Shkaqet

Herniet diskale mund të ndodhin kur disku thahet ose teret, në një mënyrë shfryhet dhe bëhet më pak elastik. Në qoftë se dobësohen shumë, pjesa e jashtme mund të shkëputet. Pjesa e brendshme pastaj mund të shtyhet nëpërmes shkëputjes dhe mund të shtyp nervat.

Faktorët e rrezikut

• Mosha: 30 dhe 40 vjeçare
• Trauma nga rrëzimi, aksidenti ose rrotullimi i papritur
• Tendosje e shpinës – më së shpeshti e përsëritur ose e papritur (p.sh. ngritja e peshave të rënda)
• Puna e rëndë që kërkon ngritje të peshave të rënda

Simptomat

• Dhembja-shpeshtësia dhe lokacioni i dhembjes varen se cili disk e ka përfshirë hernia dhe sa e madhe është ajo hernie
• Mpirja, therje ose dobësim në këmbë dhe shputë
• Ndryshime në zorrë ose fshikëz
• Në disa raste pamundësi për rehati edhe në gjendje të shtrirë
• Dhembje e papritur e qafës e cila nuk mund të drejtohet pa dhembje
• Mpirje, therje ose dobësim në njërën ose në të dy duart

Diagnoza

Mjeku do t’ju pyes për simptomat tuaja dhe historinë tuaj mjekësore dhe do të bëjë ekzaminimin fizik. Ai do t’ju bëjë disa pyetje specifike mbi dhembjen dhe do ta ekzaminojë shpinën. Mjeku gjithashtu do të testojë lëvizjet, fuqinë dhe reflekset e këmbëve dhe duarve. Hernia dskale vërtetohet me Rëntgen, CT apo Rezonancë magnetike.

Trajtimi

Mjekësia bashkëkohore, sot, për mjekimin e hernies diskale përdor shumë medikamente, antiinflamatorë jo-steroidë (si p.sh. ibuprofeni ose naprokseni, përshkruhen për reduktimin e dhembjes), si dhe analgjetikë të ndryshëm.

Me metodat e kiropraktikës, varësisht nga gjendja e pacientit, mosha, kohëzgjatja e sëmundjes, apo sa kohë është i dëmtuar, ka lëvizur disku dhe në çfarë gjendje është, ne me shumë kujdes dhe përkushtim “vendosim”, apo siç themi “palosim” diskun në vendin e vet. Kjo zakonisht bëhet me 2 apo 3 trajtime, varësisht nga faktorët e lartpërmendur.

Gjithashtu, për sanimin e kësaj sëmundjeje, pas trajtimit përdorim edhe medikamente bimore: tinktura, kremra dhe yndyra.

Nganjëherë ndodh që pacienti ka njërën prej këmbëve më të shkurtër! Ndoshta 1 cm apo 2 cm dhe kjo zakonisht nuk vërehet as nga pacienti, as nga familjaret e tij. Dhe, pikërisht kjo, nganjëherë është arsyeja që ka ardhur fare tek ky problem. Ne, me metodat e kiropraktikës,  me përvojën tonë të gjatë dhe të pasur, mund të intervenojmë në këtë problem.

Tërheqja ose zgjatja e shpinës

Mjeku kiropraktik, mund t’ju ndihmojnë të reduktoni dhembjen me zgjatjen ose tërheqjen e shpinës. Çdo manipulim i shpinës për probleme kronike të diskut duhet të bëhet me shumë kujdes dhe nga persona me përvojë në këtë lëmi. Me këtë trajtim shmangen operimet e dhembshme dhe të kushtueshme, që mund të kenë edhe pasoja të rënda si dhe mbajtja e protezës, mbajtëses së qafës, që e shohim mjaft shpesh tek njerëzit me probleme të tilla.

Pushimi

Pushimi në shtrat zakonisht preferohet për dy ose tri ditë tek dhembjet e mëdha. Zakonisht duhet të shtriheni në dyshek të fortë me gjunjë dhe legen pjesërisht të kërrusur. Këmbët e mund të ngrihen mbi një jastëk.

Masazhi i qafës ose shpinës dhe terapia fizikale

Masazhi i shpinës ose qafës mund të ndihmojë për:

• Relaksimin e muskujve të shpinës ose qafës
• Zvogëlimin e dhembjes
• Rritjen e forcës.

Pas fazës akute, ushtrimet e shpinës dhe ato të barkut, janë padyshim të mirëseardhura dhe ndihmojnë shumë në fazën e rikëndelljes dhe parandalojnë rekurencat ose përsëritjen e sëmundjes.

Mjekimi alternativ i spondilozës
Lexo po ashtu Mjekimi alternativ i spondilozës

Parandalimi

Strategjitë e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni shanset për të pasur disk me herni.

• Praktikoni qëndrim të drejtë të trupit-ulje dhe qëndrim të drejtë dhe mbajte të shpinës drejtë gjatë peshimit të peshave.
• Mbajtje e shëndetshme e peshës trupore.
• Ushtroni vazhdimisht. Pyetni mjekun tuaj për ushtrimet për forcimin e muskujve të shpinës dhe stomakut.
• Mos vishni këpucë me taka të larta.
• Nëse rrini ulur për një kohë të gjatë, përdorni ulësen e tualetit për të kërrusur gjunjët në mes të legenit tuaj.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori