LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë në histori: Ferrari do të kthejë prapa të gjithë LaFerrarit e prodhuar kohëve të fundit

Hera e parë në histori: Ferrari do të kthejë prapa të gjithë LaFerrarit e prodhuar kohëve të fundit

Sipas disa raporteve, prodhuesi italian po kërkon t’i kthejë prapa të gjithë makinat LaFerrai të prodhuara së fundmi, shkaku i rrezikut nga zjarri.

Jo shumë kohë pasi është lansuar, pronarët e hiper-veturave që janë blenë në mbarë botën, kanë pasur ankesa shkaku i përfshirjes nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Në bazë të një raporti të pakonfirmuar, thuhet se sistemi elektrik i automobilit sportiv ka probleme kur rezervuari është tërësisht i mbushur.

Në anën tjetër, thuhet se po kërkohet kthimi i LaFerrarit shkaku i lyerjes së pjesës së jashtme me ngjyrë jokualitative dhe pa kujdes.

Sidoqoftë, zyrtarë të kompanisë nuk e kanë konfirmuar e as mohuar këtë lajm. Sikur të ndodhte një gjë e tillë, kjo do të ishte hera e parë në histori që Ferrari kthen prapa ndonjë veturë. /Telegrafi/