LAJMI I FUNDIT:

Heqja e taksës i hap rrugë dialogut Kosovë-Serbi

Heqja e taksës i hap rrugë dialogut Kosovë-Serbi

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë pezulluar, e rifillimin e dialogut mes dy shteteve e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Por pavarësisht thirrjeve të shumta që iu janë bërë Prishtinës dhe Beogradit që të kthehen në tryezën e bisedimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. E gjërat janë komplikuar edhe më shumë me vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia,  ndërsa kjo e fundit ka kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës.

Taksa e cila është vendosur nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018, pritet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë, politik, ekonomik dhe tregtar me vendimin e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.

Kurti ka deklaruar se tarifa 100 % ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitet, dhe se kjo tarifë do të hiqet posa të vendoset reciprociteti.

Por a do t’i kthehet Beogradi bisedimeve me Prishtinën pas heqjes së taksës?

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson së procesi i negociatave mund të rifillojë në qoftë se Serbia nuk vendos kushte tjera.

“Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e tarifës prej 100% ndaj produkteve të Serbisë, në momentin e tërheqjen së kësaj mase atëherë Serbia mund të rikthehet në tryezën e diskutimit nëse nuk vendos kushte të tjera siç mund të jetë kushti për tërheqjen e masave reciproke, të cilat mund t’i vendosë pala kosovare kundrejt Serbisë”, ka thënë Krasniqi në një deklaratë të dhënë për Telegrafi.

Jeta Krasniqi (KDI)

Krasniqi pohoi se pala kosovare duhet të jetë e përgatitur dhe të ketë transparencë në procesin e bisedimeve.

“KDI ka kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë një strategji të mirëfilltë të dialogut, të ndërtoj një konsensus të gjerë politik dhe që rreth këtij procesi të ndërtohet një qasje unike e cila mbështet nga institucionet e vendit. Gjithashtu KDI ka kërkuar që të ketë një strategji lobuese për strategjinë e Kosovës për dialogun në mënyrë që të shtyhet përpara interesi i shtetit të Kosovës në këtë proces. Është më se e nevojshme që pala kosovare të jetë mirë e përgatitur lidhur me temat të cilat do t’i adresojë në kuadër të këtij procesi duke pasur propozime konkrete dhe jo duke pritur nga të tjerët që të ofrojnë propozime për Kosovës. Duhet të ketë transparencë rreth këtij procesi, llogaridhënie ndaj Kuvendit dhe qytetarëve”, potencoi ajo.

Gjithashtu, Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ka thënë se vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë do t’i hapë rrugë dialogut Kosovë-Serbi.

“Vendimi për pezullimin e tarifave doganore ndaj Serbisë, padyshim se do t’i hapte rrugë  dialogut Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, imponimi i parimit të reciprocitetit është vendim i cili krijon mundësi për manovër politike sepse reciprociteti bazohet në mirëbesim mes shteteve. Me fjalë të tjera është vendim i pranueshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për dallim nga tarifat doganore, reciprociteti nuk është vendim arbitrar dhe do të vendos presion në anën e Serbisë”, ka deklaruar Xhambazi për Telegrafin.

Visar Xhamabzi (D4D)

Ndryshe, ndaj zëvendësimit të taksës 100 për qind me reciprocitet ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.

Ndërsa në anën tjetër, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori