Henry trajner i ri i Monacos?

Thierry Henry duket se do të jetë trajeri i ri i skuadrës franceze Monako.Ka qenë e përditshme franceze L'Equipe që ka dhënë lajmin se Henry do të zyrtarizohet në Monako.Henry ishte afër ta marrë drejtimin e klubit anglez Aston Villa, por ai fundmi Monaco ka bërë një ofertë të parezistueshme.Klubi i francez i besoi Henrys për të zëvendësuar Jardim, të shkarkuar ditë më parë, pasi ky i fundit ishte në drejtimin e ekipit në rënien drastike në kampionat.

Monaco aktualisht renditet në pozitën e 18-të në kampionat me vetëm një fitore dhe tri barazime pas nëntë xhirove.Klubi francez pritet ta zyrtarizojë gjatë 24 orëve të ardhshme legjendën Thiery Henry si trajner i gomave.Henry do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me klubin bardh e kuq.41-vjeçari gjatë karrierës së tij ka kaluar gjatë vite si futbollist i Monacos, duke zhvilluar gjithsej 105 ndeshje duke shënuar 20 gola. / Telegrafi /



















































