LAJMI I FUNDIT:

Hëngri gabimisht mish viçi, i kërkon supermarketit shpenzimet e aeroplanit – të kthehet në Indi të “pastrohet” tek priftërinjtë

Hëngri gabimisht mish viçi, i kërkon supermarketit shpenzimet e aeroplanit – të kthehet në Indi të “pastrohet” tek priftërinjtë

Një burrë hindu që hëngri mish viçi duke kujtuar se ishte mish qengji, i ka kërkuar supermarketit që të paguaj për fluturimin drejt Indisë në mënyrë që të “pastrohet” tek priftërinjtë.

Jaswinder Paul thotë se bleu mishin në një supermarket në Ishullin Jugor të Zelandës së Re në shtator.


Ai tha se gatoi mishin pasi në etiketë quhej mish qengji, por më pas zbuloi se ishte mish viçi.

Duke ngrënë mishin, Paul tha se e theu premtimin e tij fetar edhe kishte nevojë të kthehej në Indi për t’u pastruar nga priftërinjtë.

“Sipas besimit tim, më duhet të kthehem në vendin tim dhe të bëj gjëra të shenjta për katër deri në gjashtë javë dhe të pastrohem nga priftërinjtë, kështu që unë mund të vazhdoj në rrugën time fetare. Është një proces i gjatë”, tha ai.

Paul tha se do të duhej të mbyllte biznesin e tij të vogël për të paguar për udhëtimin jashtë shtetit, gjë që do të ndikonte ndjeshëm në të ardhurat e tij.

Ai gjithashtu tha se familja e tij nuk ka biseduar me të pasi ka ngrënë mishin e viçit.

Në kulturën Hindu, lopët konsiderohen të shenjta dhe nuk duhet të konsumohen. /oranews/