LAJMI I FUNDIT:

Hëngri drekën e 500 eurove, kërceu në det dhe provoi të largohet duke notuar (Foto)

Hëngri drekën e 500 eurove, kërceu në det dhe provoi të largohet duke notuar (Foto)

Terry Peck ka porositur ushqim të shtrenjtë në një restorant luksoz në Queensland të Australisë dhe pasi ka hëngër, kërceu në det për tu larguar duke notuar.

Por, 33-vjeçarit i janë vënë pas mbrojtësit e rendit, duke e ndjekur shkurt me barkë derisa e ndaluan, transmeton Telegrafi.


Restoranti prej nga u largua pa paguar

Mësohet se ai kishte ngrënë dy gaforre të mëdha, një oktapod, 21 midhje të ziera me vodkë dhe disa birra, për të cilat do duhej të paguhej mbi 500 euro.

Nuk dihet nëse atij i kanë munguar paratë, apo thjeshtë ka dashur të largohet pa paguar. /Telegrafi/