LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Kosova U-19 fitoi medaljen e bronztë

Hendboll: Kosova U-19 fitoi medaljen e bronztë
(Foto: kosovahandball.info)

E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për hendbollin kosovar. Përfaqësuesja U-19 e Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në IHF Trophy Intercontinental.

Në ndeshjen për vend të tretë, Kosova fitoi ndaj Kanadasë me rezultat 32-26. Djelmoshat kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhmen dhe kanë mbyllur garën me fitore bindëse.


Sukses historik i Kosovës U-21 në hendboll, kualifikohet në Kampionatin Botëror 'Spanja 2019'
Lexo po ashtu Sukses historik i Kosovës U-21 në hendboll, kualifikohet në Kampionatin Botëror 'Spanja 2019'

Kosova U-19 kishte fituar ndaj Zelandës së Re me rezultat 41-14, por më pas humbi nga Kanadaja (35-31) dhe në gjysmëfinale nga Taipei Kinez (35-26).

Të dielën iu revanshua Kanadasë dhe mbylli pozitivisht garën, raporton kosovahandball.info.

Skuadra e Kosovës U-19: Gentian Mani, Arben Berisha, Florian Rexha 2, Vilson Gojani 2, Bledon Maloku 2, Adonis Isufi 6, Arber Neziri 1, Agon Selmani, Elion Vokshi 4, Ylli Muqolli 8, Rikard Quni 6, Ermal Dukaj 1, Leonard Muqolli, Besnik Bytyqi.