LAJMI I FUNDIT:

‘Hëna rozë’: Imazhe spektakolare nga super hëna

‘Hëna rozë’: Imazhe spektakolare nga super hëna

Hëna është veçanërisht afër tokës. Prandaj, duket më e madhe se zakonisht.

Fazat e hënës në të cilat një hënë e plotë vjen veçanërisht afër tokës quhen super hënë.


Natën e 26 me 27 prill ishte përsëri ajo kohë. Distanca midis hënës dhe tokës ishte vetëm 357,310 kilometra në vend të mesatares 384,400 kilometra, transmeton Telegrafi.

Pika në të cilën hëna i afrohet më shumë Tokës në orbitën e saj eliptike njihet si perigee.

Nëse hëna është më e largët nga toka, distanca midis trupave qiellorë është 406.700 kilometra.

Kjo pikë quhet apogje. Një hënë e plotë në perigee shkëlqen pothuajse një të tretën më të ndritshme sesa në apogje.

Edhe nëse një hënë e tillë e re quhet “Hëna Rozë” në këtë periudhë të vitit, sateliti i Tokës nuk ndriçohet rozë, por shkëlqen në ngjyrën e tij të zakonshme.

‘Hëna Rozë’ u detyrohet emrin e saj vendasve të Amerikës së Veriut.

Çdo vit në këtë kohë lulëzon edhe ‘phlox rozë’ ose ‘lule flaka’. /Telegrafi/