LAJMI I FUNDIT:

Hëna e re e marsit ka të bëjë me manifestimin e ëndrrave tuaja

Hëna e re e marsit ka të bëjë me manifestimin e ëndrrave tuaja

Hëna e re e fundit e dimrit po lind më 2 mars dhe është plot magji, misticizëm dhe shumë manifestim.

Duke shërbyer si një nga pikat kryesore të sezonit të Peshqve, hëna e re e marsit 2022 do të na zhysë në ujërat eterike të emocioneve tona dhe do t’i bëjë ëndrrat tona më të larta të ndjehen sikur janë papritur të arritshme.


Nëse mund të lidhemi me kuptimin shpirtëror të hënës së re të marsit, mund ta përdorim atë për të sjellë më shumë bollëk në jetën tonë.

Hënat e reja kanë të bëjnë me përqafimin e fillimeve të reja në astrologji, pasi ato na nisin në një cikël të ri hënor çdo muaj. Për shkak se hënat e reja janë një pikë rivendosjeje për kalendarin hënor, ato konsiderohen si një fazë ideale për të mbjellë fara të reja në jetën tuaj, për të nisur projekte të reja ose për të vendosur synime të reja.

Kjo është arsyeja pse ritualet e manifestimit janë kaq efektive gjatë këtyre periudhave kozmike. Hëna e re e marsit 2022 zhvillohet në shenjën e ndjeshme të Peshqve, kështu që kuptimi i saj shpirtëror ka të bëjë me besimin në ëndrrat tuaja dhe hapjen e zemrës ndaj rrjedhës së jetës vazhdimisht në ndryshim. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë

Bëje vet
Kalo në kategori