LAJMI I FUNDIT:

Hëna e plotë më 28 tetor – shenjat e horoskopit që do të jenë më të prekura

Hëna e plotë më 28 tetor – shenjat e horoskopit që do të jenë më të prekura
(Foto: Shutterstock)

Hëna e plotë e tetorit, e mbiquajtur “Hëna e gjahtarit”, më 28 tetor do të jetë e frikshme pasi do të ndodhë gjatë një eklipsi hënor.

Një eklips hënor ndodh kur Toka është drejtpërdrejt midis Hënës dhe Diellit, duke bërë që Toka të hedhë një hije në hënë. Kjo ngjarje e ardhshme astronomike do të jetë një eklips i pjesshëm hënor, që do të thotë se vetëm një pjesë e Hënës kalon nëpër ombrën e Tokës.


Ashtu si shumica e hënave të plota, shumë nga pseudonimet që përdorim për t’i përshkruar ato, rrjedhin historikisht nga burime vendase amerikane, koloniale ose burime të tjera tradicionale të Amerikës së Veriut të transmetuara brez pas brezi. Hëna e plotë e tetorit quhet “Hëna e gjahtarit”, sepse shënon fillimin e sezonit të gjuetisë dhe përgatitjen për dimër – transmeton Top Channel.

Pse lidhjet ju dështojnë – bazuar në shenjën e horoskopit
Lexo po ashtu Pse lidhjet ju dështojnë – bazuar në shenjën e horoskopit

Në astrologji, çdo Hënë e Plotë sinjalizon pastrim emocional, përfundim dhe inkurajon veprim. Megjithatë, kur bëhet fjalë për eklipset hënore, është më mirë të mos merrni vendime të papritura, veçanërisht nëse i përkisni atyre që do të preken më shumë nga kjo Hënë.

Në këto ditë ngjarjet dhe vendimet që keni marrë për 20 muajt e fundit mund të bëhen të plota dhe të mbyllen. Për ta bërë këtë, ju duhet të adresoni atë që nuk funksionon më për ju, pavarësisht nëse janë zakonet tuaja të shpenzimeve apo burimi i vetëvlerësimit tuaj.

Nëse, për shembull, jeni të kapur pas shpresës se një punë pa rrugëdalje ose një marrëdhënie e vështirë do të lulëzojë, eklipsi do t’ju japë një milion arsye pse duhet t’i jepni fund. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shenjat që do të ndjejnë peshën e hënës së plotë të tetorit, e cila zhvillohet në shenjën e Demit.

Fundi i tetorit sjell lumturi të papërshkrueshme për këto shenja
Lexo po ashtu Fundi i tetorit sjell lumturi të papërshkrueshme për këto shenja

Demi

Ka disa kthesa tronditëse për ju, kështu që mbani gjakftohtësinë tuaj. Çështjet personale që varen në një fije peri mund të marrin fund, ndoshta shumë papritur. Një plan për të cilin keni punuar mund të mos dalë ashtu siç dëshironi, por jini të durueshëm, gjërat do të përmirësohen shumë shpejt.

Luani

Ndryshimet e papritura të shkaktuara nga Hëna e Plotë nënkuptojnë dy gjëra: ose përparim profesional dhe mundësi ose një ndryshim në karrierë. Në çdo rast do ju ofrohet një punë më e mirë ose do ju bëhet një ofertë shumë e mirë bashkëpunimi. Mendoni me kujdes për hapat tuaja dhe nëse nuk ka trazira të mëdha profesionale, kushtojini më shumë vëmendje vetes suaj, ju keni nevojë për të.

Ujori

Do ta ndjeni këtë periudhë. Për t’ju ndihmuar të përballeni, mos harroni rutinat tuaja, ato do t’ju mbajnë të fokusuar. Meditimi dhe qetësia mund ta udhëheqin këtë energji në trupin dhe shpirtin tuaj, duke çuar në realizime. Në të njëjtën kohë, nëse po mendoni të lëvizni, kjo mund të jetë një kohë e mirë për të bërë kërkimin tuaj.

Shenjave që do t’u lulëzojnë financat në periudhën e ardhshme
Lexo po ashtu Shenjave që do t’u lulëzojnë financat në periudhën e ardhshme

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori