LAJMI I FUNDIT:

Helikopteri Ingenuity filmon fluturimin rekord në Mars, NASA publikon pamjet

Helikopteri Ingenuity filmon fluturimin rekord në Mars, NASA publikon pamjet

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka shkruar historinë, pasi që helikopteri i saj Ingenuity në Mars ka kryer fluturimin rekord.

Ingenuity gjatë 19 prillit është bërë fluturakja e parë që me sukses kreu fluturimin në Mars – pasi që kishte arritur lartësinë prej tri metrave dhe më pas kishte fluturuar për 30 sekonda dhe kishte aterruar në Mars, transmeton Telegrafi.


Prej atëherë ky helikopter miniaturë ka kryer një sërë fluturimesh në Planetin e Kuq, e tani ka vënë rekordin e ri.

NASA ka njoftuar se Ingenuity ka filmuar fluturimin e 25-të, njëherit fluturimin rekord duke kaluar 704 metra me një shpejtësi prej 3.5 m/s.

Ka qenë fluturimi më i gjatë dhe më i shpejtë i helikopterit të NASA-s në Mars. Ingenuity ka arritur lartësinë prej 10 metrave duke lëvizur në jugperëndim – e shpejtësinë maksimale e arriti për më pak se tre sekonda.

Pavarësisht se bëhet fjalë për videon bardhezi, shihet rëra si dhe terreni i rrafshët mbi të cilin ateron pa problem fluturakja.

Fluturimi ka zgjatur 161.3 sekonda, por videoja është përshpejtuar për rreth pesë herë për të zgjatur më pak se 35 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori