LAJMI I FUNDIT:

Helikopterët, aeroplanët, limuzinat presidenciale dhe çanta me kodet bërthamore, e shoqërojnë Trumpin në çdo udhëtim (Foto/Video)

Helikopterët, aeroplanët, limuzinat presidenciale dhe çanta me kodet bërthamore, e shoqërojnë Trumpin në çdo udhëtim (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump do të lëviz nëpër Britani të Madhe në limuzinën presidenciale e njohur si “Bisha”, që kapë vlerën e 1.5 milionë funteve dhe që i reziston shpërthimeve të bombave dhe plumbave.

Në fakt dy “Bisha” të blinduara do të lëvizin nëpër rrugët e Londrës, me qëllim që ndonjë sulmues potencial të mos e di me saktësi se brenda cilës veturë gjendet presidenti. “Bisha” është një limuzinë e zezë e Cadillac me shtatë karrige, e dizajnuar që të mbroj presidentin amerikan nga çfarëdo sulmi derisa ai lëviz me të, transmeton Telegrafi.


Kur flasim për udhëtimet zyrtare nëpër botë, Trumpin e shoqëron gjithmonë mjeku i Shtëpisë së Bardhë që “fshihet” në një nga pesë autoambulancat ushtarake që gjithashtu gjendet çanta e “futbollit”, që posedon kodet e armëve bërthamore që mund të lansohen vetëm nga presidenti.

Në “Bishë” gjithashtu ekzistojnë bombolat me oksigjen, kamerat për vëzhgim gjatë natës si dhe i reziston sulmeve me bomba, atyre kimike dhe me plumba, falë trupit të punuar nga çeliku dhe materialet e tjera të qëndrueshme.

Veçanti tjetër interesante e kësaj veture janë gomat që edhe nëse shpohen, vetura vazhdon të lëviz. Gjithashtu ekziston hapësira e veçantë për dozat e gjakut në rast se lëndohet presidenti në ndonjë sulm dhe telefoni satelitor për të vënë komunikim me Shtëpinë e Bardhë.

Por, nëse dikush arrin të cenon sigurinë e presidentit, brenda “Bishës” ekzistojnë armë të ndryshme që mund të përdoren për t’iu kundërvënë armikut.

Dy “Bishat” kanë “zbarkuar” edhe në rrugët e Britanisë së Madhe me rastin e vizitës së parë zyrtare të Trumpit në këtë vend. Ato janë transportuar nga SHBA-të me aeroplan transportues Boeing C-17. Ato i shoqërojnë disa vetura tjera të markave Chevrolet dhe Ford, që kanë pajisje vëzhgimi dhe komunikim satelitor.

Edhe pse transportimi i tyre ka një kosto të lartë në Britani, Trump do të kryej disa udhëtime nëpër Britani me helikopterët presidencial si VH-3D Sea Kings dhe VH-60N White Hawks të njohur ndryshe si “Marine One”. Këta helikopterë janë të pajisur me teknologjinë më të fundit siç është komunikimi satelitor, masat mbrojtëse kundër raketave, kurse stafi dhe personeli i i sigurisë udhëtojnë me MV-22 Ospreys dhe CH-46s.

E sa i përket aeroplanit presidencial, Trump ka mbërritur në aeroportin Stansted të Londrës me modelin e modifikuar të Boeing 747 200s. Fluturaket që në bisht bartin kodin 28000 dhe 29000 janë të modifikuar, dhe mund të shërbejnë si qendra komanduese në rast se Shtetet e Bashkuara sulmohen.

Fjalët “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, si dhe vula “Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”bashkë me flamurin amerikan duken në trupin e aeroplanit. Brenda kësaj fluturake ekziston hapësira prej afro 500 metra katrorë ku është ndërtuar një zyrë e madhe, dhoma e konferencave, dhoma e intervenimeve kirurgjike si dhe kuzhina ku përgatitet ushqimi për më shumë se 100 persona.

Kurse sa herë që këta aeroplanë fluturojnë përtej Atlantikut, stafi dhe sigurimi i tij udhëtojnë me Air Force C-32 që në fakt është një Boeing 757 i modifikuar. Kur flasim për stafin dhe sigurinë, bëhet fjalë për pjesëtarët e Shërbimit Sekret, specialistët ushtarak të komunikimit si dhe mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Pjesë e stafit janë 13 persona nga zyra për informim, tre reporterë, dy gazetarë, katër fotografë dhe tre pjesëtarë të televizionit dhe një radio reporter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori