Pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë më të madhe në Bashkim Evropian, hekurudhat gjermane janë duke kërkuar të punësojnë punëtorë të rinj.
Sipas Bild, përcjell Telegrafi, kompania do të zëvendësojë gjysmën prej 200 mijë punëtorëve gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Arsyeja kryesore për përforcimin e personelit qëndron në faktin se shumë punëtorë aktualë do të dalin shumë shpejt në pension dhe pagat në këtë sektor shkojnë nga 34 mijë deri në 52 mijë euro në vit, në varësi të pozitës dhe përvojës së punëtorëve.
“Deri në fund të vitit 2019, kompania duhet të punësojë 24 mijë punëtorë të rinj. Hekurudhat po planifikojnë të kenë një numër të ngjashëm të punëtorëve të rinj edhe vitin e ardhshëm”, tha Martin Seiler, përgjegjës për burimet njerëzore në hekurudhat gjermane.
Aktualisht, hekurudhat gjermane janë në kërkim të makinistëve të trenave, si dhe personelit të shërbimit dhe teknologjisë informative, inxhinierëve të ndërtimit dhe inxhinierëve të energjisë elektrike.
Në këtë sektor, paga mesatare varet nga lloji i punës.
Kompania aktualisht punëson 500 profesione të ndryshme, përfshirë kuzhinierë, administratorë, inxhinierë dhe profesionistë të teknologjisë informative.
Drejtuesit e lokomotivave fitojnë mesatarisht 38 mijë euro, por pagat e tyre mund të arrijnë në 50 mijë euro.
Të ardhurat e përcjellësve ndryshojnë nga 34 mijë deri në 46 mijë euro në vit, ndërsa punëtorët e restoranteve hekurudhor fitojnë nga 33 mijë deri në 37 mijë euro në vit.
Punëtorët e shërbimit të klientit fitojnë të ardhura vjetore midis 34 mijë dhe 46 mijë euro, ndërsa këshilltarët e udhëtimit dhe shitësit e biletave mund të fitojnë deri në 39 mijë euro.
Ndërtuesit e hekurudhave marrin mesatarisht deri në 42 mijë euro bruto dhe pagesa e tyre varet nga përvoja e punës dhe ata paguhen për pushime, të diela dhe ndërrime të natës.
Teknikët e kontrollit dhe sigurisë fitojnë, mesatarisht, pagën më të lartë vjetore, e cila mund të jetë deri në 52 mijë euro, me shpërndarës të ngarkuar me kontrollin hekurudhor, roli i të cilit është i krahasueshëm me kontrollorët e fluturimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën