LAJMI I FUNDIT:

Hekurudhat e Maqedonisë në gjendje të mjerueshme

Hekurudhat e Maqedonisë në gjendje të mjerueshme
Foto: Ilustrim

Hekurudhat do të blejë automjet të ri, jo tren, por makinë pasagjerësh. Në shpalljen e Byrosë për furnizim publik thuhet se kompania do të blejë limuzinë. Planifikon të shpenzojë deri në 26 mijë euro për një automjet, lloji i motorit me naftë TDI, por është i njohur vetëm për një brend të caktuar të automjeteve. Nuk ka asnjë çmim në specifikimin teknik, por thuhet se makina duhet të jetë deri në 2000 cm/kub me minimum prej 147 kuaj fuqi. Duhet të ketë marsh automatik me tetë shpejtësi, të detektojë lodhje të shoferit, të paralajmërojë kur duhet të lëshohet korsia, të aktivizohet pa çelës, por edhe të parkojë vet.

Ofertat duhet të dorëzohen më së voni deri më datë 15 të këtij muaji. Nuk planifikohet ankand elektronik që do paraqiste konkurrencë e shtuar ose çmim më i lirë.


Ndryshe, humbjet në Hekurudhë- Transport arritën në 8.3 milionë euro. Në transportin e udhëtarëve humbjet e Hekurudhës vetëm vitin e kaluar janë mbi 700 mijë euro, ndërsa në transportin e mallrave mbi 2.3 milionë euro.

Hekurudhat para tre viteve morri hua nga kompanitë shtetërore MEPSO dhe ELEM për pagesën e rrogave. HK- Transport është një nga ndërmarrjet për të cilën kryeministri Zaev paralajmëroi se mund të privatizohet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori